Categories: SHËNDETI

Pastrimi i dhëmbëve, një mënyrë për të parandaluar sëmundjet e zemrës

Një studim i ri nga Tajvani ka zbuluar se pastrimi profesional i dhëmbëve mund të jetë një mjet efektiv për të reduktuar rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru. Studimi, i prezantuar në takimin e Shoqatës Amerikane të Zemrës në Orlando, Florida, ka treguar se pastrimi vjetor i dhëmbëve mund të zvogëlojë rrezikun e këtyre sëmundjeve me 24% në krahasim me ata që shmangin këtë trajtim.

Sipas autorit të studimit, Zu-Yin Chen, larja e dhëmbëve ndihmon në uljen e nivelit të baktereve në gojë, të cilat mund të shkaktojnë inflamacion kronik. Nga ana tjetër, inflamacioni mund të çojë në dëmtimin e enëve të gjakut dhe të zemrës, duke rritur rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru.

“Higjiena orale është shumë e rëndësishme, ndaj duhet të ndihmojmë njerëzit të kujdesen për të. Pastrimi i rregullt i dhëmbëve jo vetëm që përmirëson shkëlqimin e buzëqeshjes tuaj, por gjithashtu ju shpërblen me një zemër më të shëndetshme,” thotë Chen.

Studimi përfshinte 161,000 njerëz që nuk kishin histori të sëmundjeve kardiovaskulare. Ata janë ndjekur për një periudhë 7-vjeçare dhe është regjistruar numri i pastrimeve profesionale që kanë kryer. Rezultatet treguan se ata që pastronin dhëmbët të paktën një herë në vit kishin 24% më pak gjasa të pësonin një atak në zemër. (politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago