Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Kulla: Serbia është armiku i Ballkanit, po e përdorë Asociacionin për të krijuar shtet brenda Kosovës
    RAJON

    Kulla: Serbia është armiku i Ballkanit, po e përdorë Asociacionin për të krijuar shtet brenda Kosovës

    22/10/2023
    Facebook Twitter Email

    Ekspert i sigurisë Ilir Kulla,, ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian për mungesën e konsensusit ndaj Serbisë, e cila sipas tij po kryen një agresion të hapur ndaj Kosovës dhe rajonit. Ai ka bërë thirrje për njohjen e plotë të Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe për heqjen e masave ndaj saj.

    “Kjo duhej të ishte bërë tashmë, sepse masat ndaj Kosovës janë masa absurde, masa ndaj më të dobëtit dhe ndaj atij që është viktima… Çështja e funksionimit të Bashkimit Evropian është një çështje ekuilibrash. Bashkimi Evropian funksionon me konsensus në vendimmarrje, ky konsensus mungon jo vetëm për çështjen ndaj Serbisë por edhe për shumë çështje tjera. Ajo që më shqetëson më shumë është që BE-ja, ato pesë vende nuk vazhdojnë më tej në mënyrën e Kosovës, përsa i përket Serbisë mendoj që opinioni publik e ka të qartë se për çka bëhet fjalë”, tha Kulla.

    Në një intervistë për portalin Gazeta Express, Kulla ka deklaruar se Serbia po e përdor Asociacionin e komunave me shumicë serbe për të formuar një shtet serb brenda Kosovës, ndërkohë që nuk ofron njohjen. Ai ka theksuar se Lista Serbe është ajo që ka dëmtuar serbët e Kosovës, duke i izoluar dhe duke i nënshtruar diktaturës së Beogradit.

    “Asociacioni ka vetëm një formulë, asociacioni kundër njohjes. Pra në momentin që më jep njohjen unë të jap asociacionin. Përderisa nuk më jep njohjen dhe përdor asociacionin për të futur, për të krijuar një shtet serb në Kosovë, nuk ka arsye pse të ekzistoj ky Asiosacion”, thotë Kulla.

    Kulla ka folur edhe për interesin e Rusisë për të destabilizuar Ballkanin, teksa ka shtuar se është presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ai i cili qëndron prapa agresionit ndaj Kosovës. Ai ka kujtuar sulmin terrorist në Banjskën mbrapsht, ku u vra polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë, si dhe arrestimin dhe lirimin e Milan Radojiçiqit, një person i sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe.

    “Njerëzit e tij të afërt janë të përfshirë në këtë krim të shëmtuar… Serbia mund edhe ta lirojë e ta arrestojë Radojiçiqin ,por Kosova e gjykon, i dërgon faktet në gjykatë dhe prokuroria e Prishtinës i ka marrë faktet. E dënon sipas ligjeve në fuqi, e pastaj le ta mbanë Serbia, sepse herët a vonë do të jetë i detyruar të përballet me burgim”, thotë Kulla.

    Kulla ka bërë thirrje për bashkimin e faktorit politik shqiptar në mbrojtje të Kosovës dhe për rritjen e bashkëpunimit me partnerët ndërkombtar. Ai ka vleresuar se Kosova ka institucione të forta dhe ligje në fuqi për të gjykuar dhe denuar kriminelët dhe terroristat. (politiko.makdomen.net)

    Previous ArticleArsovska në nëntor të këtij viti do të jetë nikoqire e mbi 100 kryetarëve të komunave nga mbarë bota
    Next Article Vuçiq: Qëllimi i të dërguarve evro-amerikanë është njohja e pavarësisë së Kosovës

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.