Categories: RAJON

Policët shqiptaro-amerikanë dhurojnë 60 mijë dollarë për familjen e Afrim Bunjakut

Një grup policësh shqiptaro-amerikanë kanë dhuruar 60 mijë dollarë për familjen e policit kosovar Afrim Bunjaku, i cili u vra në veri të Kosovës, më 24 shtator.

Çeku i dhurimit u dorzua në mënyrë simbolike nga disa anëtarë të Shoqatës Amerikane Shqiptare të Zbatimit të Ligjit (AALEA) në mjediset e Konsullatës së Kosovës në New York, në prani të Konsullit të Përgjithshëm – Ambasador Blerim Reka dhe stafit të tij.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, pranoi çekun dhe falenderoi policët shqiptaro-amerikan për solidaritetin dhe respektin e tyre ndaj kolegut të tyre.

“Ky akt i tyre tregon se ata janë pjesë e familjes sonë policore dhe se ata ndajnë dhimbjen tonë për humbjen e Afrimit, një hero i vërtet i Kosovës”, tha Hoxha.

Policët shqiptaro-amerikanë thanë se me këtë gjest kanë dashur të shprehin vlerësimin dhe mirënjohjen e tyre për sakrificën e policit Bunjaku, i cili la pas tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë dhe familjen e tij.

“Ne e kemi të qartë se kjo shumë nuk e zëvendëson Afrimin, por le të shërbejë si shenjë kujtimi, respekti dhe mirënjohjeje për familjen e tij, Zoti e bekoftë familjen e Afrimit, Zoti i bekoftë punonjësit e Policisë së Kosovës, Zoti i bekoftë shqiptarë”, thanë ata.

Ky nuk është aksioni i parë që policët shqiptaro-amerikanë kanë ndërmarrë për të mbështetur kolegët e tyre në Shqipëri dhe trojet shqiptare. Edhe më herët, përmes shoqatës së tyre, ata kanë kryer disa aksione në ndihmë të familjeve të policëve të vrarë në krye të detyrës apo në raste emergjente. (politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago