Categories: MAQEDONI

Nikollovski frikësohet nga BDI: Nuk duhet lejuar kryeministër shqiptar!

Nënkryetari i opozitares VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikollovski është shprehur edhe njeherë kundër idesë që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbahen në afate të ndara.

Ndër të tjera ai ka shprehur dukshëm frikën nga Bashkimi Demokratik për Integrim, pasi sipas tij do të jetësohet premtimi për kryeministrin shqiptar në 100 ditë qeverisje, veprim ky i cili sipas tij nuk duhet lejuar që të ndodh.

“100 ditë para zgjedhjeve do të kemi qeveri teknike që do të thotë se do të ekzistojë kur të bëhen zgjedhjet presidenciale dhe 40 ditë para se të fillojnë zgjedhjet presidenciale, shteti të ndalojë gjithçka. Kjo do të thotë që nga shkurti deri në korrik Maqedonia duhet të jetë një vend i ngrirë, të mos ketë prokurime publike, kontrata, biznesi të mos marrë pjesë në asgjë, gjithçka duhet të ngrihet në një krizë të tillë ekonomike. Mendoj që VMRO do të fitoj në zgjedhjet e ardhshme dukë lënë prapa LSDM-në por edhe BDI-në. Mos harroni se nëse zgjedhjet presidenciale dështojnë, atëherë kryetar i Kuvendit nga BDI do të bëhet kryetar i vendit dhe sipas marrëveshjes me LSDM-në, BDI do të ketë kryeministër 100 ditë para zgjedhjeve. Kjo do të thotë se një parti që ka 12% të deputetëve do të ketë tre pozitat kryesore në shtet. Prandaj duam ta shpëtojmë Maqedoninë nga kriza politike kushtetuese”, deklaroi Nikollovski./indeks.mk

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago