Categories: MAQEDONI

Bekteshi: Qeveria ka marrë masa për të ndaluar praktikat e padrejta tregtare dhe të mbështetur investimet

Në një intervistë për politiko.makdomen.net Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, për ligjet e reja që po hartohen nga qeveria. Ai ka theksuar se ligji i ri për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare do të parashikojë obligime dhe detyrime për prodhuesit dhe tregtarët, veçanërisht për prodhuesit vendorë, dhe do të ndikojë në zvogëlimin e marzhave të fitimit.

“Është ligj i cili harmonizohet me direktivat e BE-së në pjesën e mbrojtjes së konsumatorëve dhe në pjesën e ligjit për tregti, ka të bëjë me obligimet dhe detyrimet të cilat kanë prodhuesit ndaj tregtarëve por edhe ata ndaj prodhuesve, e në veçanti ndaj prodhuesve vendorë, por nuk parashihen të dhëna shtesë nga ana e prodhuesve vendorë dhe në këtë mënyrë duhet të ndikojmë në uljen e çmimeve të produkteve bazë por edhe nga produktet të cilat i importohen, duke marrë parasysh që marzhat e fitimeve në tregtarë me pakicë mund të tejkalojnë edhe 40 për qindëshin nga çmimi fillestar i prodhimit, marzhë e cila është shumë e madhe në kuadër të të gjithë zinxhirit të tregtisë. Në atë mënyrë ne presim që me miratimin e ligjit çmimet e disa prej produkteve bazë nga fillimi i vitit të ardhshëm të zvogëlohen me 30 për qind minimum nga çmimet të cilat janë për momentin”, tha Bekteshi.

Ai ka shtuar se ligji i ri për mbështetjen financiare të investimeve do të vendos drejtësi në rajonet e ndryshme të vendit dhe do të inkurajojë investitorët vendas dhe të huaj, sidomos ata nga diaspora, të investojnë në Maqedoninë e Veriut.

“Ky ligj ka të bëjë me vendosjen e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut duke filluar nga mundësia të cilën e kanë rajonet, dhe kryesisht jemi bazuar edhe në metodologjinë e Byrosë për Zhvillim të Barabartë Rajonal, dhe me metodologjinë sa i përket nivelit të zhvillimit të rajoneve të ndryshme. Prandaj në kuadër të ligjit për mbështetje financiare të investimeve kemi paraparë që kompanitë të cilat do të bëjnë investime në rajonet të cilat janë më pak të zhvilluara se rajoni i Shkupit, të ndihmohen shtesë nga ana e qeverisë me të vetmin qëllim që të inkurajojnë sektorin privat edhe investitorët e huaj në Maqedoninë e Veriut, që pikërisht këto rajone të kenë përparësi duke fituar më shumë. Pra si masë e re është edhe tërheqja e investimeve nga bashkëqytetarët tanë nga diaspora, ku me mbi 20 për qind shtesë do të kenë përfitime, apo deri në 1 milion euro grande të pakthyeshme, nëse dikush vendos që kapitalin e fituar me vite jashtë vendit ta investojë edhe në Maqedoninë e Veriut”, nënvizoi Bekteshi.

Bekteshi gjithashtu ka komentuar propozimin e Organizatës së Konsumatorëve për të pasur dy herë në vit lirime sezonale nëpër dyqane. Ai ka thënë se ky propozim është duke u shqyrtuar nga grupi i punës që po përgatit ligjin për tregti dhe se fjala e fundit do të jetë e deputetëve. Ai ka shprehur shpresën se deri në fund të vitit do të ketë një ligj që do të jetë më i favorshëm për konsumatorët dhe do të siguroj qëndrueshmëri dhe para-shikueshmëri në tregtinë.(Politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago