Categories: MAQEDONI

Fon der Lajen në fund të muajit do të qëndroj në Shkup

Vizita e paralajmëruar e kryetares së Komisionit Evropian Ursula Fon Der Lajen nga njohësit e çështjes shihet si përpjekje për një presion tjetër ndërkombëtar për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Vizita është paralajmëruar për në fund të muajit por agjenda e takimeve dhe data e saktë pritet të konfirmohen ndërkohë nga Qeveria dhe nga komisioni Evropian.

“Kryetarja Fon Der Lajen sigurisht nuk vjen t’i shohë bukuritë e Maqedonisë por vjen të takojë partitë politike dhe të bëjë ndonjë lloj presioni në lidhje me ndryshimet kushtetuese të cilat ata duan që të ndodhin. Unë shpresoj se pika e parë në agjendën e saj në takimet me partitë politike do të jetë sundimi i së drejtës dhe atë që e bëjnë partitë politike duke mos zbatuar drejtësinë dhe me miratimin e ligjeve kriminale”, tha Sinisha Pekevski, ekspert.

Gjithsesi, sipas njohësit të çështjeve politike Sinisha Pekevski, nuk ka gjasa për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Të gjithë e kanë të qartë se ndryshime kushtetuese nuk do të ketë as këtë vit dhe as gjatë periudhës së pushtetit të kësaj garniture të qeverisë. Ndryshimet kushtetuese, me ndonjë marrëveshje të caktuar, do të ndodhin në mandatin e ardhshëm dhe me kushte të tjera”, tha Sinisha Pekevski, ekspert.

Vizitën e Fon Der Lajen një ditë më parë e konfirmoi kryeministri Dimitar Kovaçevski por duke thënë se agjenda mbetet të konfirmohet. Më vonë kreu i opozitës Mickoski tha se nuk ka informacion nëse kryetarja e KE-së parashikon ta takojë edhe atë por se nëse e bën, do t’i shpalosë qëndrimet e partisë së tij.

Në muajin gusht në vend qëndroi zv/ndihmës i sekretarit amerikan të shtetit Gabriel Eskobar, po ashtu në kuadër të fushatës ndërkombëtare për zhbllokimin e procesit të integrimit për vendin. /Alsat.mk

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago