Categories: MAQEDONI

Saraçini: Për ndryshimet kushtetuese pritet të votojë edhe një pjesë e deputetëve të VMRO-së!

Petrit Saraçini, nga Instituti për Media dhe Analitikë (IMA) në një prononcim për portalin “Politiko.makdomen.net” thotë se është e mundur që një pjesë e deputetëve të opozitares VMRO-DPMNE ti votojnë ndryshimet kushtetuese dhe me këtë Maqedonia e Veriut ta vazhdojë rrugëtimin e saj pa pengesa drejt Bashkimit Evropian (BE).

“Është e mundur, siç edhe spekulohet në opinion, për ndryshimet kushtetuese të votojë një pjesë e deputetëve të VMRO-së njësoj sikur për ndryshimet kushtetuese pas Marrëveshjes së Prespës, spekulime që u bënë edhe më të besueshme pas ndarjeve dhe zënkave brenda-partiake mes Hristijan Mickoskit dhe përkrahësve të tij dhe atyre që akoma ndjekin ish-liderin partiak të ikur në Hungari, Nikolla Gruevski”, deklaroi Saraçini për Politiko.makdomen.net

I pyetur nëse me votimin e ndryshimeve kushtetuese nga një pjesë e deputetëve të opozitares VMRO-DPMNE, a do të dorë-hiqet edhe Hristijan Mickoski nga kreu partiak, pasi që vetë ka deklaruar se nëse edhe një deputet i vetëm nga opozita voton ndryshime kushtetuese, ai do të tërhiqet nga politika, Saraçini shprehet skeptikë, siç thotë “Mickoski disa herë i ka shkelë premtimet e veta”.

“Mickoski ka dhënë deklarata se do të japë dorëheqje edhe më parë, për shembull ashtu deklaronte para zgjedhjeve të kaluara parlamentare në vitin 2020, kur thoshte se nëse i humb zgjedhjet do të dorë-hiqet nga pozita e tij. Ai atëherë i humbi zgjedhjet dhe i hëngri fjalët e veta. Nuk besoj se Mickoski do të japë dorëheqje vet. Mirëpo pozita e tij mund të rrezikohet në qoftë se vazhdojnë konfliktet dhe ndarjet brenda partisë së tij”, potencoi Saraçini. (Poltiko.mk)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago