Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar një propozim-rezolutë për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës, e cila është në gjendje alarmante pas sulmit terrorist në Banjskë. Rezoluta është propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila kërkon që të ndahen mjetet për shtesat e rrezikshmërisë, pensionimin e parakohshëm dhe sigurimin shëndetësor të zyrtarëve policor.
Seanca e sotme vjen pas dështimit të javës së kaluar, kur partia në pushtet, Lvizja Vetëvendosje, nuk mori pjesë në seancën e kaluar për të njëjtën çështje. Vetvendosja akuzoi opozitën se po shfrytëzon situatën politike për të marrë pushtetin, ndërsa opozita kritikoi Vetvendosjen se nuk mbron interesat e qytetarëve dhe të Policisë.
Një tjetër pikë e rendit të ditës në seancën e sotme është shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës “për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze”. Ky traktat parasheh që policët danezë mund të ekzekutojnë dënimet e tyre në Kosovë, nëse janë dënuar për krime të rënda. (politiko.makdomen.net)