Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Ridvan Ibraimi s’ka të ndalur, pas ujit, këron dhe ofron zgjidhjen e problemeve infrastrukturore në Orllancë
    MAQEDONI

    Ridvan Ibraimi s’ka të ndalur, pas ujit, këron dhe ofron zgjidhjen e problemeve infrastrukturore në Orllancë

    18/10/2023
    Facebook Twitter Email

    Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi dit më parë ka vizituar fshatin Orllancë të Komunës së Haraçinës në të cilin komuna e ka përfunduar tashmë projektin e ujësjellësit të fshatit dhe ka filluar projektet tjera infrastrukturore.

    Ibrahimi në një prononcim për indeks.mk thotë se tashmë ka filluar projekti për bekatonizimin e një rruge e cila për 30 vite ka qenë jo funskionale. Sipas Ibrahimit, ndërtimi dhe hapja e kësaj rruge do të lehtësojë lëvizjen e banorëve të Orllancës dhe pritet që brenda dy jave të përfundojë.

    “Jemi në vendbanimin Orllancë. Kemi realizuar disa projekte, një ndër ato projekte ishte edhe ujsjellësi që filluam ta furnizojmë me ujë këtë vendbanim, kurse tash, jemi në qendër të Orllancës, afër shkollës ku një ndër rrugët më të nevojshme të këtij vendbanimi nuk ka qenë funksional me vite të tëra, dmth 30 vitet e fundit nuk ka qenë funksional, kurse sot kemi marrë iniciativë që ta hapim këtë rrugë dhe ta bëjmë bekatonizimin e kësaj pjese që ua lehtëson qytetarëve komunikimin me shkollën, xhaminë dhe rrethin këtu që jetojnë njerëzit?”, deklaroi Ibrahimi.

    Indeks.mk / Sa pritet të zgjasë projekti dhe kur pritet të përfundojë projekti?

    “Ka një javë, ose më saktë pesë ditë që intenzivisht po punohet besoj që brenda dy javëve të ardhëshme do të përfundojë ky projekt më se i nevojshëm dhe i duhur për tua lehtësuar jetën qytetarëve”, u përgjigj ai.

    Për projektet që foli Ibrahimi, foli edhe një banorë i Orllancës. Ai falënderoi Ibrahimin për punën dhe përkushtimin dhe vërtetoi të thënat e Ibrahimit, se projektet që janë realizuar dhe po realizohen, janë në të mirë të banorëve të këtij vendi.

    “Unë personalisht, vitin e kaluar kamë mbajtur ujë me veturë, jo për pije por për pastrim dhe higjienë që janë të nevojshme për një familje. Këtë vit, shpesh herë ka ndodhur që gypat të plasin nga uji. Për kryetarin, mirënjohje dhe falemderim që na e mundësoi këtë. Dikush në Orllancë ka sjell edhe ujë, kanë qenë të detyrueshëm, se gati 20-30 vite nuk kemi ujë. Ishalla vazhdon kështu, unë jam i kënaqur edhe me furnizimin me ujë, jam i kënaqur edhe me rrugën që punohet këtu. Kjo rrugë, para 30 vitesh gati ka qenë si rrugë, I tregova edhe kryetarit, ka qenë shumë e vogël, në përgjithësi fshati jonë i kanë rrugët shumë të uzurpuara, në të kaluarën kanë qenë të gjëra por ne nuk fryhemi, na fryn vetëm dheu. Përndryshe, është mëkat me zënë rrugën e fshatit, ne në vend se hapim, (zgjërojmë) rrugët, neve vet i uzurpojmë dhe ngushtojmë dhe mandej as zjarrfikësat nëse ka nevojë ndonjëherë, nuk mund të futet ti sanojë ose parandalojë dëmet. Iniciativën e komunës me këtë rrugë, me kryetarin, z.Ridvan Ibrahimi e falënderoj që sado-kudo, të bëhet edhe shkurtimi edhe rrugëtimi i nxënësve për në shkollë po edhe xhematlinjtë për në xhami, kanë qenë të detyruar të sillen. Mendoj se bëhet shumë mirë dhe ishalla ju vazhdon puna dhe punon edhe më tepër”, deklaroi qytetari./indeks.mk/

    Aktuale
    Previous ArticleBiden viziton Izraelin mes krizës së Gazës, anulon samitin arab
    Next Article Shkatërrimi i Spitalit në Gaza/ Osmani: Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi!

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.