Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»MAQEDONI»Ramadani: BE-ja, më e shkathët në zgjerim
    MAQEDONI

    Ramadani: BE-ja, më e shkathët në zgjerim

    18/10/2023
    Facebook Twitter Email

    Konfliktet e aktivizuara në rajon dhe në skenën ndërkombëtare mund të kenë impakt në kuptim të shpërqendrimit të bashkësisë ndërkombëtare ndaj avancimit politik të Ballkanit Perëndimor, thotë analisti politik, Ismet Ramadani.

    Më kërcënuese për të trazuar botën, Ramadani e sheh krizën në Lindjen e Mesme dhe konfliktin palestino-izraelit, por megjithatë sipas tij, gjeografikisht konflikti gjendet larg dhe nuk ka ndikim direkt në rajon.

    Për të, brishtësia e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë pas terrorizmit në Banjskë është sinjal për të ngritur vëmendjen politike, sepse hyn në konfliktet që mund të prish qetësinë rajonale.

    “Është e vërtetë se defokusimi do të shkojë në bazë të peshës së konfliktit, çfarë përmasa ka dhe çfarë reflektimi ka në botë. Prandaj duhet politikanët të kenë kujdes, ta shfrytëzojnë shansin, kur ka qetësi të reagojnë dhe të kapin momentin, sepse duhet të dihet se në botë janë disa mekanizma që shfrytëzohen për të hapur konflikte të reja. Tani nuk është më lajmi i parë agresioni rus në Ukrainë, por lajmi i parë u bart në Lindjen e Mesme, nesër mund të del ndonjë konflikt tjetër, kemi konfliktin e ngrirë, por herë pas here po paraqitet, siç ishte terrorizmi në Banjskë, ku konflikti Kosovë-Serbi kohë pas kohe po i nxjerr shkëndijat e veta.”, – deklaroi për TVM2, analisti politik, Ismet Ramadani, përcjell Politiko.makdomen.net

    Ndryshimi i skenës politike dhe raporteve ndërkombëtare, duhet të vetëdijesojë vendin tonë për të shpejtuar hapat drejt BE-së, në mënyrë që krahas sigurisë në NATO, shteti të përforcojë perspektivën evropiane dhe zhvillimin ekonomik të penguar nga mosmiratimi i ndryshimeve kushtetuese, potencon Ramadani. Shton se skemat e konflikteve aktuale kanë vetëdijesuar edhe BE-në për lëshimet dhe neglizhencën e politikës së zgjerimit.

    “Përkundrazi, BE-ja dita ditës po vetëdijesohet dhe po kupton se krizat që paraqiten në gjeografinë e BE-së, tregojnë se duhet të jetë më aktive.”, – theksoi analisti politik, Ismet Ramadani.

    Ramadani është optimist se Bashkimi Evropian në shkallë të lartë do të përpiqet ta ruajë besimin dhe autoritetin tek vendet aspirantë dhe do të aktivizohet në mbylljen e problemeve dypalëshe në vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Aktuale
    Previous ArticleSerbët ndaluan futjen e një flamuri kuq e zi në stadium, në të cilin ishte i shkruar emri i qytetit të Tuzit
    Next Article Këto janë kombëtaret që e kanë siguruar pjesëmarrjen në Evropianin e Gjermanisë

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.