Categories: RAJON

Macroni nuk ka kërkuar pezullimin e vizave për Kosovën, thotë zyra e shtypit të presidentit francez, u përkthye gabimisht në Tiranë

Pas reagimit të mediave kosovare për deklaratën e presidentit francez Emmanuel Macron në lidhje me mundësinë e pezullimit të vizave për Kosovën, zyra e shtypit e presidentit ka sqaruar se çështja mbetet e hapur dhe se nuk ka ndonjë kërkesë për pezullim nga Franca. Sipas zyrës së shtypit, Macroni ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës dhe ka kërkuar që Kosova të mbajë fjalën e dhënë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Zyra e shtypit gjithashtu ka theksuar se liberalizimi i vizave është një proces teknik, ku Franca nuk mund të vendosë vetëm, por duhet të konsultohet me partnerët e saj europianë.

Burime diplomatike brenda Bashkimit Evropian kanë konfirmuar se nuk ka mundësi që një shtet anëtar i BE-së ta pezullojë liberalizimin e vizave për një shtet tjetër në mënyrë të njëanshme dhe se kjo mund të bëhet vetëm përmes një rregulloreje nga Këshilli i BE-së. Ata kanë shtuar se Franca, e as ndonjë shtet tjetër anëtar i BE-së, nuk ka propozuar suspendimin e vizave për Kosovën, apo për Serbinë.

Kosova pritet të udhëtoj pa viza në 27 vende të BE-së nga 1 janari i vitit 2024, pasi vendimi për liberalizimin u miratua edhe formalisht nga BE-ja në prill të këtij viti. Për ta pezulluar këtë vendim duhet të merret një vendim tjetër nga Këshilli i BE-s. (politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago