Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»MAQEDONI»Kovaçevski: Për datën e zgjedhjeve duhet të dakordohen të gjitha partitë politike, e jo vetëm dy
    MAQEDONI

    Kovaçevski: Për datën e zgjedhjeve duhet të dakordohen të gjitha partitë politike, e jo vetëm dy

    18/10/2023
    Facebook Twitter Email

    Për datën e zgjedhjeve duhet të dakordohen të gjitha partitë politike, e jo vetem dy, vlerësoi kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili sot tha se grupet punuese të partive duhet të dakordohen për datën e zgjedhjeve dhe gjitha hollësirat tjera lidhur me të.

    “Data e zgjedhjeve është temë diskutimi mes të gjitha partive politike, jo vetëm të dy. Edhe Kodi zgjedhor ashtu dhe mbajtja e zgjedhjeve bëhen në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, në përputhje me mandatet. Këtë vit kemi zgjedhje të karakteristike, pasi kemi edhe zgjedhje presidenciale edhe parlamentare”, tha Kovaçevski.

    Kryeministri nuk dha përgjigje nëse zgjedhjet mund të mbahen ose jo, më 8 maj, siç propozon opozita. Ai tha se takime mes partive duhet të ketë dhe se në to duhet të ketë marrëveshje të përgjithshme mes grupeve punuese të partive politike, të cilat duhet të diskutojnë për hollësirat e zgjedhjeve.

    “Tani po flasim për hollësira për zgjedhjet. Çështja e zgjedhjeve të parakohshme nuk është më në tavolinë”, tha Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas një vizite në kompaninë për prodhimin e lëngjeve “Viva”.

    Kur të bëhen të ditura të gjitha hollësirat, tha ai, opinioni patjetër do të informohet.

    “Kur do të bëhet e ditur se kur do të jenë zgjedhjet, sepse kemi zgjedhje presidenciale që duhet të zhvillohen në një datë të caktuar dhe kemi zgjedhje parlamentare që kanë afatet e veta kur duhet të mbahen, atëherë do të informohet edhe opinioni. Deri atëherë çdo gjë është në nivelin e dëshirave, në nivelin e spekulimit dhe unë kurrë nuk spekuloj as në nivelin e dëshirës dhe as në nivelin e spekulimit”, tha Kovaçevski.

    Kryeministri u shpreh i kënaqur me grupin punues që ka punuar për ndryshimet në Kodin zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-së, por theksoi se VMRO-DPMNE nuk ka marrë pjesë me përfaqësuesit e saj.

    Aktuale
    Previous ArticleNë Parlamentin Evropian dorëzohen pesë draft-rezoluta, në to kërkohet sanksionimi i Serbisë për sulmin në Banjskë
    Next Article Biden rikonfirmon mbështetjen për zgjidhjen me dy shtete në vizitën e Izraelit

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.