Categories: SPORT

Shqipëria ka gjasa 99% të shkojë në Evropian, Kosova me 1% të mundësive

Kombëtarja shqiptare shihet me mundësi të mëdha për t’u kualifikuar në Euro 2024 pas fitores ndaj Republikës Çeke dhe pas barazimit të fundit të Moldavisë me Poloninë.

Tomislav Globan, profesor i ekonomisë sportive në Universitetin e Zagrebit, i cili merret me të dhëna sportive, me statistika e me analiza, në rrjetet sociale i ka publikuar projeksionet statistikore të Euro 2024, me tabela dhe përqindje të gjasave të Kombëtareve për t’u kualifikuar dhe se në cilat vazo mund të përfundojnë ato, shkruan “Gazeta Express”.

Globan e ka vënë Shqipërinë në një pozicion mjaft të favorshëm me 99% të mundësive për të shkuar në Evropian dhe me mundësi prej 89% që të përfundojë në bazon e dytë gjatë shortit të Euro 2024, i cili do të hidhet në dhjetor të këtij viti.

Kështu, Shqipëria ka mundësi të përfundojë në një grup të kënaqshëm, me një Kombëtare më të fortë, që do të jetë në vazon e parë, dhe me dy Kombëtare më mesatare.

E nëse ekipi i Sylvinhos i fiton dy ndeshjet e nëntorit dhe eventualisht ndonjë Kombëtare e madhe dështon, atëherë Shqipëria do të jetë bartëse e grupit dhe mundësitë për të ndodhur kjo janë veç 5%.

Ndërkaq, për dallim prej Shqipërisë, Kosova shihet thuajse pa gjasa për të shkuar në Gjermani vitin tjetër.

Sipas ekspertit kroat, “Dardanët” i kanë veç 1% të mundësive për t’u kualifikuar në Evropian, siç mund ta shihni përmes grafikës. /Gazeta Express/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago