Categories: SPORT

“Messi do ta fitojë Topin e tetë të Artë”

Lionel Messi do ta fitojë Topin e Artë numër tetë. Mediumi spanjoll “Sport” raporton se ylli argjentinas do ta marrë çmimin prestigjioz në ceremoninë që do të mbahet nga revista franceze “France Football” në Paris më 30 tetor.

Kampioni i botës e ka fituar shtatë herë këtë trofe, një rekord absolut, ndërsa këtë muaj mund ta forcojë edhe më shumë rekordin, që duket të jetë i paarritshëm, shkruan “Gazeta Express”.

Messi duket se e ka mposhtur rivalin kryesor për këtë çmim sivjet, Erling Haalandin, i cili po ashtu e pati një vit fantastik, si në nivelin personal, pasi theu shumë rekorde me 52 golat e tij, ashtu edhe në atë ekipor, pasi e fitoi Ligën e Kampionëve dhe Premierligën me Manchester Cityn.

Messi pritet ta fitojë Topin e Artë falë paraqitjeve të tij fenomenale në Kupën e Botës, të cilën e fitoi me Argjentinën.

Messi bëri paraqitje të mira edhe me Inter Miamin gjatë verës që shkoi, ndonëse në Amerikë luhet futboll i nivelit më të ulët.

Rivali i përhershëm i Messit, Cristiano Ronaldo do të mbetet me pesë trofe të Topit të Artë pasi nuk është pjesë e rrethit të ngushtë të kandidatëve edhe pse mbrëmë u bë golashënuesi më i mirë i vitit 2023 deri tash me 40 gola.

Në konkurrencën e femrave, një tjetër kampione e botës, Aitana Bonmati, e cila ishte lojtarja më e mirë e turneut të mbajtur në Australi dhe në Zelandën e Re, pritet ta fitojë Topin e Artë pasi shkëlqeu me Spanjën dhe me Barcelonën. /Gazeta Express/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago