Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»RAJON»Veliaj dhe Mogherini nënshkruajnë marrëveshjen për Kolegjin Evropian në Tiranë
    RAJON

    Veliaj dhe Mogherini nënshkruajnë marrëveshjen për Kolegjin Evropian në Tiranë

    16/10/2023
    Facebook Twitter Email

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe Rektorja e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, nënshkruan sot marrëveshjen për të parin kampus jashtë Bashkimit Evropian, duke i hapur dyert njëkohësisht arsimimit të nivelit botëror për studentët shqiptarë.

    Veliaj u shpreh se hapja e këtij kampusi në Tiranë do t’i japë formë jo vetëm një pjese të qytetit, por njëkohësisht është tregues dhe i sinergjisë fantastike të kryeqytetit. “Jam vërtet shumë i nderuar sot që, mikesha jonë, Federica Mogherini, është këtu me ne, në çatinë e qytetit, për të filluar një bashkëpunim, i cili nis nga një kub i vogël te Piramida, që do të jetë zyra e Kolegjit të Evropës.

    “Sot, bashkë me Federica-n, ne i japim formë një pjese të qytetit, me shpresën se më pas ky kub do i japë formë qytetit. Unë besoj se kjo është sinergjia fantastike që kemi në këtë qytet. I bëjmë punët me dashuri, i bëjmë punët jo për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratën e ardhshme. Ndihem vërtet mirë kur mendoj si ai kubi i vogël, të cilit i kemi dhënë ne formë, do të na japë formë me të gjithë eksperiencat fantastike aty”, tha Veliaj.

    Kreu i Bashkisë nënvizoi se sot Piramida është transformuar në një nga pronat më të vlerësuara në Tiranë.

    “Me hapjen e Piramidës sot pasdite, si prona më e vlerësuar në qendër të Tiranës, ne çojmë aty vlerat dhe besimet tona, rininë dhe Europën. Mezi pres që sot të fillojmë me kubin e parë, pastaj të vazhdojmë me konviktin, e më pas te hapësira e terminalit të përkohshëm të autobusëve në Qytetin Studenti, i cili do të transferohet në juglindje të Tiranës, në Lundër, do të kemi ndërtesën e Kolegjin e Europës”, shtoi ai.

    Veliaj deklaroi se ky projekt u realizua në kohë rekord, ashtu si Tirana ka treguar se brenda një mandati ka ndërtuar 40 shkolla të reja.

    Teksa falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mbështetjen në këtë nismë, Rektorja e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, njoftoi hapjen e aplikimeve për vitin e ardhshëm akademik, për studentët që do të studiojnë në Universitetin Europian të Bryzhit, në kampusin e Tiranës.

    “Do të jetë një mundësi e veçantë për të sjellë këtu kaq shumë të rinj nga mbarë Europa e përtej saj, për t’u njohur me qytetin, për të jetuar në këtë qytet, për të përjetuar se ç’është të jetosh në këtë mot të mirë, me klimë të mirë, me njerëz të mirë, por edhe për të përjetuar eksperiencën që ofron gjallëria e qytetit të Tiranës. Jemi vërtetë të ngazëllyer për këtë rrugëtim që nis sot. Ju keni qenë fantastik si kryebashkiak që organizuat këtë proces, bashkë me ekipin, sepse ka qenë një punë në ekip dhe tregon shumë për frymën që kemi treguar këtu. Mesi pres të jem këtu thuajse përherë me ekipin dhe për ta bërë këtë projekt të rritet, që do të kultivojë jo vetëm njohurinë e të rinjve të Europës, por edhe t’i ndryshojë ata”, deklaroi Mogherini.

    Ajo bëri të ditur se fillimisht do të nisin studimet 31 studentë, e më pas ky numër do të vijë gjithnjë e në rritje./Top Channel/

    Previous ArticleJuventus afër marrëveshjes së re me Gatti
    Next Article Von der Leyen: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të plotësojnë tregun e tyre rajonal të përbashkët

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.