Categories: MAQEDONI

Ademi: Parlamenti duhet të përfshihet në Procesin e Berlinit

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi, mori pjesë në Forumin e shoqërisë civile Tink-Tenk, kushtuar përforcimit të së ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor, i cili u mbajt më 14-15 tetor 2023 në Tiranë.

Në kuadër të forumit, në panelin kushtuar “Përforcimit të Procesit të Berlinit përmes mekanizmave të llogaridhënies”, pati prezantimin e tij Ademi, i cili theksoi se Parlamenti duhet të përfshihet në Procesin e Berlinit, duke pasur parasysh rolin e tij legjislativ dhe kontrollues në shoqëri.

Në kontekst të përfitimeve të deritanishme të Procesit të Berlinit, ai vuri në dukje si rezultat pozitiv nënshkrimin e tri marrëveshjeve për mobilitet, të cilat janë ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa theksoi se me zbatimin e tyre, qytetarët kanë përfitime praktike në jetën e përditshme.

Ademi informoi se përfaqësuesit e parlamenteve të rajonit miratuan Deklaratë për rolin e parlamenteve në Procesin e Berlinit, në të cilën kërkohet që parlamentet të jenë pjesë e Procesit të Berlinit, si organ përfaqësues i qytetarëve. Shprehu pritshmërinë që në Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit më 16 tetor në Tiranë të merret vendim pozitiv lidhur me kërkesën për pjesëmarrjen e parlamenteve të BP-së dhe që ata të përfshihen si palë aktive në Samitin e ardhshëm.

Në Forum u theksua nevoja për zhvillimin e mekanizmave të llogaridhënies dhe informimit të Parlamentit, nga ana e Qeverisë, pas çdo mbajtjeje të Samitit të Procesit të Berlinit.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago