Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, i është përgjigjur presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që e quajti naziste në një intervistë për televizionin rus “Russia Today”.
Ajo tha se me këtë ai e tregoi dobësinë e regjimit të tij autokratik dhe se nuk ka asnjë bazë për të bërë një krahasim të tillë.
“Aleksandar Vuçiq e di që unë jam miku më i madh i Serbisë demokratike. Pra, të gjithë ata që kontribuojnë në demokratizimin e Serbisë për ta afruar atë në BE janë të mirëpritur në Parlamentin Evropian. Duke më krahasuar me nazistët e vitit 1943, ai tregon dobësinë e regjimit të tij dhe mungesën e argumenteve. Qytetarët serb meritojnë më mirë”, ka shkruar ajo në Twitter.
Akuzat e Vuçiqit erdhën pasi Von Cramon kritikoi ashpër Serbinë për mosrespektimin e angazhimeve të saj ndaj dialogut me Kosovën dhe për ndërhyrjen në zgjedhjet në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Von Cramon është njohur si një mbrojtëse e fuqishme e procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe një avokate e drejtave të njeriut. (politiko.makdomen.net)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…