Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nga Tiranë u drejtua në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit.
“Procesi i Berlinit ka evoluar në një platformë udhëheqëse për bashkëpunim rajonal që ka peshë të madhe politike dhe ekonomike, si dhe shërben si fuqi lëvizëse për bashkëpunimin rajonal,” theksoi Osmani.
Duke iu referuar zgjerimit, Osmani tha se “Rajoni duhet t’i forcojë përpjekjet për zbatimin e reformave të brendshme, të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe të forcojë më tej fqinjësinë e mirë.
Tregu i Përbashkët Rajonal jo vetëm që mbetet i dashur për ne pasi u inaugurua gjatë Kryesimit tonë të përbashkët me Bullgarinë të Iniciativës në vitin 2020, por më e rëndësishmja, ne e shohim atë si element kryesor për rritjen ekonomike të rajonit dhe një hap më pranë Tregut të vetëm.