Categories: MAQEDONI

Ndryshimet kushtetuese, Ruzhin: Pozita dhe opozita mund të merren vesh!

Sipas kalendarit të dakorduar mes pushtetit dhe institucioneve të BE-së, ndryshimet kushtetuese duhet të implementohen deri në fund të muajit nëntor, në mënyrë që të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare dhe të hapen kapitujt me Bashkimin Evropian.

Por, edhe pse votimi i ndryshimeve kushtetuese është pezulluar nga kryetari i kuvendit pa afat, dhe, në këtë drejtim nuk ka lëvizje, pushteti akoma është optimisit se kjo çështje mund të mbyllet me kohë dhe me sukses. Ish-amabsadori Nano Ruzhin këtë optimizëm ia vesh ndonjë marrëveshjeje eventuale mes akterëve politik.

“Ndoshta ka disa bisedime, marrëveshje, plotësim të disa kushteve. Kështu që, si fillim ndodhi me ndryshimin e kodit penal, ulja e dënimeve të majave të politikanëve të VMRO-DPMNE-së dhe gjithashtu e dyta që vijoi, zënka që ishe apo jo e vvërtetë mes ish kryetarit të VMRO-së Gruevskit dhe këtij aktual Mickovski. Prej këtu vijnë disa konkluza: nëse me të vërtetë ulja e dënimeve dhe ndryshimi i kodit penal është punë e dakorduar dhe e dyta, ai teatër apo akuza e ndërsjellë mes ish kryetari të VMRO-së dhe këtij aktual ishte real apo mizanskenë. Kjo ndoshta jep ndonjë dyshim, shpresë se diçka do të ndodh dhe ndoshta do të gjendet zgjidhje”, u shpreh për TVM2 – ish-ambasadori Nano Ruzhin, përcjell Politiko.makdomen.net

Sipas analistit politik Ruzhin, bashkësia ndërkombëtare i ka shpenzuar mundësitë për të bindur VMRO-DPMNE-në që t’i bashkangjitet perspektivës evropiane dhe duket se nuk do të asistojnë më në pajtimin ndër-partiak për orientimin strategjik shtetëror.

Sidoqoftë, njohësit e problematikës mbeten optimist se pozita dhe opozita mund të merren vesh, por nuk dihet kur do të proklamohet kjo, nëse do të jetë para zgjedhjeve apo në ndonjë datë tjetë të caktuar.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

2 years ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

2 years ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago