Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Kryeministri Kovaçevski në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit në Tiranë
    MAQEDONI

    Kryeministri Kovaçevski në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit në Tiranë

    15/10/2023
    Facebook Twitter Email

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski nesër do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Procesit të Berlinit në Tiranë. Në përbërje të delegacionit qeveritar do të jetë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, paralajmëroi pres shërbimi qeveritar.

    Në Samit është paralajmëruar edhe prania e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Sholc, kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel, si dhe një numër i madh i liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Samit – Austria, Kroacia, Greqia, Hungaria, Holanda, Sllovenia, por edhe përfaqësues të lartë të CEFTA-s, OECD-së, RSS-së, Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane e Investimeve.

    Në kuadër të Samitit do të mbahen sesione pune në të cilat në më nivel të lartë do të diskutohet në tema lidhur me integrimin e rajonit në tregun e vetëm dhe përmirësimin e konvergjencës me BE-në, si dhe mbështetjen e tranzicionit të gjelbër dhe digjital në vendet e Ballkani Perëndimor. Pritet të bisedohet për arritjet në kuadër të procesit të Berlinit dhe ndikimi i iniciativës në bashkëpunimin rajonal, rëndësia e saj në rrumbullakimin e integrimit evropian, si dhe marrëdhëniet dypalëshe.

    Në Samit është planifikuar miratimi i disa dokumenteve dhe konkluzioneve, si dhe nënshkrimi i Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, kirurgëve veterinerë,
    mamive dhe farmacistëve nga ana e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si vazhdimësi e Marrëveshjes së nënshkruar në Samitin e vitit të kaluar të Procesit të Berlinit me të cilin njihen kualifikimet profesionale të mjekëve të mjekësisë, mjekëve të mjekësisë dentare dhe arkitektëve.

    Gjatë Samitit, sipas paralajmërimit, është paraparë që kryeministri Kovaçevski të realizojë takime me kancelarin Sholc, me komisarin evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varheji, si dhe me kryetaren e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odil Reno-Baso dhe me nënkryetaren e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi, Antonela Basani.

    Procesi i Berlinit zhvillohet me mbështetjen e Komisionit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shteteve anëtare të përfshira në proces – Gjermania, Franca, Austria, Bullgaria, Kroacia, Italia, Sllovenia, Greqia, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar, së bashku. me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Previous ArticleNga dialogu te puthjet, si ishte Luiz Ejlli në film? E zbulon Olta Gixhari
    Next Article Moti me vranësira dhe reshje shiu

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.