Categories: RAJON

SHBA: Një qeveri malazeze që s’e mbron sovranitetin e Kosovës, e rrezikshme

Mandatari për formimin e qeverisë së re malazeze, Milojko Spajiq, ka njoftuar se negociatat për formimin e qeverisë po zhvillohen me sukses, dhe se koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, i njohur për orientimin e tij pro-ruso-serb, ka një shumicë më të madhe se pritej, raporton Klankosova.tv.

“Negociatat po përparojnë, një marrëveshje politike është hapi tjetër. Tani jemi duke punuar në krijimin e një marrëveshjeje”, tha Spajiq, raporton media malazeze “Pobjeda”.

Ai potencoi se nuk do të flasë për subjektet që do të marrin pjesë në qeveri, por se do të kenë “një shumicë më të madhe se sa pritej”.

Në orët e së mërkurës, u mbajt mbledhja e votuesve potencialë të qeverisë së ardhshme. Kreu i Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj, ka qenë i pari që është larguar nga takimi, dhe kjo para përfundimit të tij, duke mos dhënë asnjë shpjegim për këtë.

Pas këtyre lajmeve, ka reaguar ambasada e ShBA-së në Mal të Zi.

Në reagim, ShBA-ja ka thënë se një qeveri e re malazeze që është kundër vlerave evropiane, dhe refuzojnë të garantojnë sovranitetin e vendeve fqinje, “siç është Kosova”, do t’i përkeqësojnë përpjekjet e vendit për integrime evropiane.

“Jemi shumë të shqetësuar për raportet se koalicioni i ri qeverisës mund të përmbajë parti dhe liderë që kundërshtojnë në mënyrë aktive vlerat euroatlantike. Realiteti është se pjesëmarrja në qeveri e grupeve ose liderëve që refuzojnë ta kundërshtojnë agresionin rus, refuzojnë të avokojnë për Ukrainën, refuzojnë të mbështesin sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, refuzojnë të mbrojnë të drejtat e pakicave dhe refuzojnë të mbrojnë sovranitetin e vendeve fqinje siç është Kosova, do të pengojë në mënyrë drastike përpjekjet e Malit të Zi në arritjen e aspiratave evropiane”, ka thënë ambasada amerikane në Podgoricë, raporton Klankosova.tv.

ShBA-ja thotë se qëndrimi i tyre për formimin e qeverisë nuk ka ndryshuar.

“Ne mbështesim formimin e shpejtë të një qeverie që mbështet vlerat euro-atlantike, përfaqëson një Mal të Zi multikulturor, qëndron si një aleat i besueshëm i NATO-s, mbështet fuqishëm Ukrainën dhe vazhdon të punojë në mënyrë aktive drejt integrimit në BE”, thuhet në reagimin e ShBA-së. /Klankosova.tv

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago