Categories: RAJON

Escobari thekson “lidhjen e rrënjosur thellë” mes ShBA-së dhe popullit të Kosovës

Një delegacion i Odës Amerikane Ekonomike në Kosovë, i udhëhequr nga Drejtori Ekzekutiv Arian Zeka, po qëndron në ShBA, ku kanë zhvilluar një takim me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit, të dërguarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Stabiliteti në Ballkan dhe paqja më e gjerë rajonale ishin temat kryesore gjatë këtij takimi.

Gjatë diskutimit në DASh, “Escobar nënvizoi lidhjen e rrënjosur thellë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës”, raporton Klankosova.tv.

“Ai më tej theksoi rëndësinë e marrëveshjes së Ohrit dhe bëri thirrje për zbatimin e saj të shpejtë si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia”, thuhet në njoftimin e OAEK-ut.

Delegacioni i Odës Amerikane ndau rrëfime të mundësive të humbura të biznesit në Kosovë për shkak të tensioneve në rajon.

Në përgjigje të kësaj, Gabriel Escobar theksoi se normalizimi i marrëdhënieve “do të zhbllokonte rritjen signifikante ekonomike për Kosovën dhe rajonin më të gjerë”.

Të dyja palët ranë dakord për rëndësinë e madhe të stabilitetit dhe paqes në Ballkan, si elemente themelore për prosperitet.

Më tej, thuhet se u diskutua për ndërlidhjen ndërmjet marrëdhënieve të normalizuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe stabilitetit të përgjithshëm rajonal.

“Duke theksuar vizionin e përbashkët për të ardhmen, Zëvendësndihmës Sekretari Escobar dhe përfaqësuesit e Odës Amerikane u pajtuan se rruga përpara për Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit varet nga hyrja e tyre në Bashkimin Evropian. Ata u pajtuan se një integrim i tillë do të sillte një epokë të mundësive të shtuara ekonomike, si dhe do të forconte harmoninë rajonale”, thuhet në komunikatën e OEAK-së.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago