Categories: MAQEDONI

Pendarovski: Mickoski është politikani i fundit në Maqedoni që mund të flasë për rejtingun personal

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kreut të VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski mbi rejtingun e presidentit në popullatë, përcjell TV21. Pendarovski thotë se Mickoski është politikani i fundit që mund të flas për rejting personal, pasi sipas tij, ai gëzon rejtin 50 për qind më të ulët se partia që drejton.

“Hristijan Mickoski është politikani i fundit në Maqedoni që duhet të flasë për rejtingin e tij personal. Domethënë, edhe pas pesë vitesh si kryetar i VMRO-DPMNE-së, ai ka rejting dy herë më të ulët se ish-krzetari i tyre, Nikolla Gruevski. Në historinë politike të Maqedonisë, kryetarët e partive më të mëdha politike gjithmonë kanë pasur rejting personal dy herë më shumë se partitë që ata drejtonin. Kështu ishte edhe me Branko Cërvenkovskin dhe Zoran Zaev në LSDM, dhe me Ljubço Georgievskin dhe Nikolla Gruevskin në VMRO-DPMNE. Mickoski është i vetmi përjashtim, sepse ai ka një rejting 50% më të ulët se partia që drejton. Në fund të fundit, treguesi më i saktë i rejtingut personal të Mickoskit është sondazhi i fundit i fondacionit IRI, në të cilin presidenti Pendarovski ka besimin më të madh dhe Mickoski nuk është as ndër pesë të parët në listë”, thuhet në reagimin e Presidentit.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago