Categories: MAQEDONI

Dogana e Maqedonisë sekuestron 10.000 cigare të fshehura brenda veturës

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka konfiskuar rreth 50 kuti me pako të cigareve në pikën kufitare “Bogorodicë”. Sipas përllogaritjeve të Doganës, vlerësohet se në kuti kishte gjithsej rreth 10.000 cigare, për të cilat shtetasi grek duhej të paguante 60.900 denarë doganë.

“U parandalua kontrabanda e 50 kutive të paketave të cigareve që një shtetas grek i bleu në një free-shop dhe donte t’i sillte në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes pikës kufitare Bogorodicë. Vlera totale e paketave të cigareve është 85.900 denarë, ndërsa totali i detyrimeve doganore që personi ka dashur të shmangë është 60.900 denarë. Në zgavrat nga fabrika të tapicerisë së dyerve të pasme të automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi grek, doganierët zbuluan paketat e cigareve”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Doganave.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago