Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Besimi – Bo Lee: Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon të zbatojë politika të mirëfillta ekonomike
    MAQEDONI

    Besimi – Bo Lee: Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon të zbatojë politika të mirëfillta ekonomike

    13/10/2023
    Facebook Twitter Email

    Republika e Maqedonisë së Veriut zhvillon politika të mirëfillta makroekonomike. Kjo u konfirmua vitin e kaluar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar duke miratuar aksesin e vendit tonë në mjetet nga Programi i Përkujdesit dhe Likuiditetit (PPL). Mjetet e favorshme të siguruara përmes këtij programi janë bazë dhe garanci për zbatimin e politikave të tilla edhe në periudhën e ardhshme. Kjo u konkludua në takimin e ministrit të Financave, Fatmir Besimi me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të FMN-së Bo Lee, në kuadër të takimeve vjetore të FMN-së dhe BB-së në Marrakesh të Marokut.

    “Fondi Monetar Ndërkombëtar, vitin e kaluar përmes Programit të Përkujdesjes dhe Likuiditet – PPL, vendosi në dispozicion 530 milionë euro për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo ishte falë përpjekjeve tona, sidomos në rrethana kur çmimet në tregjet financiare janë të larta, me qëllim që të sigurohen mjete me kushte sa më të favorshme, ndërkaq morëm edhe konfirmim mbi politikëbërjen tonë të mirëfilltë. Nga mjetet e siguruara, 110 milionë euro tashmë janë tërhequr dhe janë vënë në funksion të ballafaqimit me krizën energjetike dhe inflacionin”, dekalaroi ministri Besimi.

    Ai potencoi se, mbetemi në përcaktimin e sigurimit të financimit të Buxhetit sipas kushteve më të volitshme dhe në kuadër të zbatimit të konsolidimit fiskal gradual dhe në uljen e deficitit buxhetor.

    “Politika fiskale parasheh konsolidim fiskal gradual. Deficiti buxhetor prej 4.6% në vitin 2023, aq sa është projektuar, në vitin 2024 parashihet që të arrijë në 3.4%, në vitin 2025 të arrijë në 3% të PBB-së, ndërsa deri në vitin 2028 të ulet në 2.5%”, theksoi Besimi duke potencuar se, në këtë mënyrë pjesëmarrja e shpenzimeve kapitale rritet në 5% të PBB-së në nivel vjetor, që është thelbësore për sigurimin e normave më të larta të rritjes ekonomike.

    Siç u theksua në këtë takim, të gjitha detyrimet janë servisuar rregullisht nga Buxheti. Deficiti buxhetor mbetet në të njëjtin nivel në vlerën nominale, edhe pse u rishpërndanë mjeteve për rritjen e pagave për administratën publike dhe pensionet, ndërsa po krijohen masa për përballimin e krizës së çmimeve dhe energjetike, për të cilat në Buxhet janë ndarë 225 milionë euro, ndërsa me rishpërndarjen shtesë edhe 4.55 miliardë denarë.

    Aktuale
    Previous ArticleAdemi në Tiranë takon ministrin për Europë dhe Punë të Jashtme, Igli Hasani
    Next Article Adelina Tahiri uron motrën e saj me fjalët me të ëmbla

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.