Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»SHOWBIZ»Bebe Rexha tregon të vetmen gjë që australianët e bëjnë më mirë se gjithë të tjerët, sipas saj
    SHOWBIZ

    Bebe Rexha tregon të vetmen gjë që australianët e bëjnë më mirë se gjithë të tjerët, sipas saj

    13/10/2023
    Facebook Twitter Email

    Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha do të shkojë në Australi për një turne koncertesh në nëntor.

    Dhe ylli 34-vjeçar i muzikë pop po planifikon të arrijë një orar në mënyrë që të shijojë të vetmen gjë që ajo thotë se australianët e bëjnë më mirë se kushdo tjetër në botë – një filxhan kafeje të përsosur.

    Intterpretuesja e shumë hiteve botërore, e cila ka kompozuar këngë për emra si: Eminem dhe Selena Gomez, bëri zbulimin befasues gjatë një interviste në KIIS FMs Kyle dhe Jackie O Show të premten, shkruan DailyMail.

    “Unë ndoshta do të vij pak më herët në Australi… vetëm për t’u ambientuar [siç], për të marrë kafenë time, sepse e dua kafenë në Australi”, tha ajo.

    “E kam provuar kafenë në Itali, Greqi dhe Kolumbi dhe kudo dhe kafeja më e mirë është në Australi”, tha Rexha.
    Prezantuesja Jackie O Henderson ishte qartësisht e impresionuar nga shija e Bebe Rexhës. “Të dua Bebe që e thua këtë”, tha ajo.

    Këngëtarja e hitit “Back to You” do të organizojë tri koncerte në Australi muajin e ardhshëm.

    Bebe do ta fillojë shëtitjen e saj në Aussie në Brisbane, me një koncert në Tivoli më 11 nëntor, përpara se të shkojë në Sydney për një koncert në ‘Liberty Hall’ më 13 nëntor.

    Këngëtarja e lindur në New York do të përfundojë turneun e saj në teatrin ‘Forum’ të Melburnit më 14 nëntor.

    Kjo vjen pak kohë pasi artistja me origjinë shqiptare pati një paraqitje tejet tërheqëse në MTV Video Music Awards 2023, që u mbajt në New Jersey, ShBA.

    Bebe Rexha ishte e nominuar për bashkëpunimin më të mirë për “I’m Good (Blue)” me David Guetta.

    Në fund KAROL G dhe Shakira e morën çmimin në fjalë për bashkëpunimin e tyre “TQG”.

    Bebe konfirmoi në korrik se ishte ndarë me të dashurin e saj, drejtorin e fotografisë Keyan Safyari, pas tri vitesh së bashku, teksa shpërtheu në lot ndërsa performonte në “O2 Shepherd’s Bush Empire” të Londrës.

    “Sapo kalova një ndarje, kështu që mund të emocionohem pak dhe ju duhet të më ndihmoni”, i tha ajo audiencës teksa filloi të qante.

    Bebe nuk lejoi që ndarja ta pengonte, teksa mbajti turneun e saj në ShBA dhe Evropë, gjersa tani do të vazhdojë në Azi dhe Australi.

    Previous ArticleAktivistët izraelitë ndihmojnë në përpjekjen e luftës, lënë pas protestat kundër qeverisë
    Next Article Ademi në Tiranë takon ministrin për Europë dhe Punë të Jashtme, Igli Hasani

    Related Posts

    Aktorja e njohur më pranë publikut, prezanton projektet e saj më të fundit ndryshe

    08/06/2024

    Tayna thyen heshtjen pas 6 muajsh!

    04/06/2024

    “Kishin frikë që do ua marr burrat”- Adelina Tahiri habit me deklaratën

    30/05/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.