Një grup i partive opozitare në Serbi i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të mos e konsiderojë Presidentin Aleksandër Vuçiç si bashkëbisedues ekskluziv për çështjen e Kosovës, por si personin me përgjegjësi personale dhe politike për sulmin në veri të Kosovës. Kjo bëhet me anë të një letre dërguar Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme, z. Josep Borrel, ku partitë opozitare shprehin shqetësimin e tyre se BE-ja mund t’i vendos sanksione Serbisë për shkak të sulmit terrorist që ndodhi në fshatin Banjskë, ku u vra një polic i Kosovës.
Partitë opozitare theksojnë se Vuçiç dhe qeveria e tij mbajn një pjesë të konsiderueshme të përgjegjësisë politike dhe të tjera për ngjarjet në Banjskë, dhe se ai nuk duhet të gjeneroj mbështetje ndërkombtare si bashkëbisedues ekskluziv, pasi ka shtypur demokracinë, të drejtat e njeriut, kushtet zgjedhore dhe abuzimet mediatike në Serbi. Ata gjithashtu akuzojn qeverin e Albin Kurtit për provokime gjithnj e m shpeshta ndaj serbve qe jetojn ne Kosove dhe per shkelje te te drejtave te njeriut dhe te pakicave.
Partit opozitare kërkojn nga BE-ja të mer masat e nevojshme ndaj Vuçiçit dhe aleatve te tij me te afert politike, dhe te perkrah nje qeveri demokratike ne Serbi si parakusht per te kerkuar zgjidhje afatgjata per problemet komplekse, si ne Kosove, ashtu edhe per stabilitet dhe paqe me te gjere ne rajonin e Ballkanit Perendimor. (politiko.makdomen.net)