Një skulpturë e bukur e artistes së madhe të muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, do të vendoset në fshatin e saj të lindjes, Pagarushë, në Malishevë. Kjo skulpturë është një vepër e artistit të talentuar Agon Qosja, i cili ka krijuar një pamje që na kujton jetën dhe veprën e Nexhmije Pagarushës, një nga zërat më të veçantë dhe më të dashur të muzikës popullore dhe opera.
Nexhmije Pagarusha ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës shqiptare me interpretimet e saj të mrekullueshme dhe kryeveprat si ”Baresha”, ”Mora testin”, “Kur më shkon si zog n’hava”, “Ç’u ngrit lulja në mëngjes”, “Dallëndyshe” etj. Ajo është njohur për zërin e saj unik dhe fuqinë e saj interpretuese që ka arritur të prek zemrat e shumë brezave.
Kjo skulpturë është një homazh për kontributin e saj në artin dhe kulturën shqiptare, veçanërisht në një vend ku skulpturat janë zakonisht dedikuar ndaj figurave mashkullore të historisë së Kosovës. Kjo është një ndër veprat e rralla që i nderon grat në Kosovë dhe që promovon rolin e tyre në zhvillimin e artit dhe kulturave kombetare.
Skulptura do të përurohet mbrêma datën 21 Tetor në Pagarusha, Malishevê, ku pritet të ketê pjesmarrjen e personaliteteve nga bota e artit, politikas dhe shoqeris. Kjo do të jetê njê moment i veçantê për tê nderuar jetên dhe veprat e Nexhmije Pagarushes, njê artisteje qê do tê mbetet pêrgjithmonê në zemrat tona. (politiko.makdomen.net)