Sipas mediave libaneze, helikopterët izraelitë goditën një shtëpi të zbrazët dhe shkaktuan tym në zona të pabanuara pranë fshatrave.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) deklaruan se sulmi ishte një reagim ndaj një incidenti të mëparshëm në të cilin u vranë një “numër i dyshuarish të armatosur” që “infiltruan” në Izrael nga Libani. IDF ka thënë se nuk ka pasur të lënduar nga ana e tyre.
Ushtria libaneze u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonat përgjatë kufirit jugor për shkak të rrezikut të sulmeve ajrore dhe artilerisë izraelite. Disa misione të huaja në Liban, duke përfshirë ato nga Gjermania, SHBA dhe Britania e Madhe, kanë përditësuar këshillat e tyre të udhëtimit për qytetarët në Liban, duke i nxitur ata të tregojnë kujdes.
Incidenti rrit tensionet në rajon, pas një sërë konfliktesh midis Izraelit dhe Hezbollahut, një grup militant libanez i mbështetur nga Irani. Hezbollahu ka kërkuar hakmarrje për vdekjen e një prej anëtarëve të saj në një sulm ajror izraelit në Siri muajin e kaluar. (politiko.makdomen.net)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…