Categories: MAQEDONI

Procesi i skriningut, Abdiu-Halili: Kanë mbetur edhe 6 kapituj nga gjithsej 33

Procesi i skriningut po rrjedh në mënyrë të duhur dhe sipas dinamikës paraprakisht të dakorduar me Komisionin Evropian, i cili filloi me 15 shtator të vitit të kaluar dhe pritet të mbarojë në gjysmën e parë të muajit dhjetor, thekson zv/kryenegociatorja në procesin e skriningut me BE-në, Drita Abdiu, pas përfundimit të skriningut bilateral 2 ditor për kapitullin 22 – Politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore, që lidhet ngushtë me shfrytëzimin e fondeve të para anëtarësimit apo fondet IPA.
“Nga gjithsej 33 kapituj dhe 3 fusha, në sesionet e ardhshme duhet ta përfundojmë skriningun bilateral edhe për 6 kapitujt e mbetur. Pra bëhet fjalë për një proces jashtëzakonisht dinamik  dhe gjithëpërfshirës ku deri më tani janë kyçur rreth 1,400 ekspertë të fushave përkatëse nga Maqedonia e Veriut, si dhe mbi 800 ekspertë nga Komisioni Evropian. Si përfundim kemi përmbyllur skriningun shpjegues dhe bilateral për 4 nga gjithsej 6 klasterat e paraparë sipas metodologjinë së re të reviduar. Nga Komisioni Evropian deri më tani kemi marrë vlerësim dhe komente pozitive për sa i përket përgatitjes profesionale të administratës sonë dhe prezantimeve për kapitujt e ndryshëm që po i bëjmë në Bruksel.”, tha Drita Abdiu-Halili, sekretare shtetërore e SÇE-së.
Me procesin e skriningut punohet intensivisht edhe në përgatitjen e 3 udhërrëfyesve, si dhe një plani aksional, të cilat janë dokumente shumë të rëndësishme, si dhe kusht për hapjen e klasterit të parë.
“Përgatitja e udhërrëfyesve për Sundimin e së drejtës dhe Reformës në administratën publike janë kushtet që të mund të hapim Klasterin e Parë –Vlerat Fundamentale, pasi të mbarojë procesi i skriningut dhe pasi që t’i kemi përmbushur obligimet nga korniza negociuese. Udhërrëfyesi Funskionimi i institucioneve demokratike është gjithashtu një dokument i rëndësishëm, por i njëjti nuk paraqet kusht për hapjen e kapitujve. Pra punojmë intensivisht në përgatitjen e këtyre dokumenteve ku deri më tani kemi realizuar një sërë konsultimesh me të gjitha institucionet relevante, si dhe kemi bërë 2 takime konsultative me përfaqësues të sektorit civil, duke marrë parasysh se edhe njohuritë dhe ekspertiza e tyre janë shumë të rëndësishme që të hartojmë udhërrëfyes kualitativ dhe gjithëpërfshirës.”, tha ABDIU-HALILI.
Abdiu-Halili shtoi se në fund të korrikut KE-ja publikoi raportin për Klasterin e Parë, ku bëjnë pjesë edhe rekomandimet për kapitujt 23 dhe 24 që shërbejnë si bazë për përgatitjen e udhërrëfyesit për Sundimin e Ligjit. Raporti u miratua edhe nga këshilli i ministrave të BE-së dhe së shpejti pritet letër zyrtare nga Këshilli i Ministrave të BE-së për atë se kur duhet te dorëzohen udhërrëfyesit, thekson Abdiu.
Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago