Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Heshtje! Kasami “izolon” komunën pas skandalit milionësh me dy kompanitë e afërta
    MAQEDONI

    Heshtje! Kasami “izolon” komunën pas skandalit milionësh me dy kompanitë e afërta

    08/10/2023
    Facebook Twitter Email

    Javë më parë, indeks.mk zbuloi një skandal milionësh të bërë nga ana e Komunës së Tetovës dhe kryetarit të sajë Bilall Kasami.

    E gjithë kjo ndodhi pas një denoncimi që një qytetarë bëri në adresën tonë elektronike, duke dorëzuar emrat e kompanive dhe shumat që të njëjtat kanë fituar.

    Ishin vetëm dyshime, por të njëjtat më pas edhe u vërtetuan edhe dokumentuan dhe si rjedhojë u zbuluan edhe kontratat e nënshkruara mes Komunës, Ereu Trans dhe Ekopeu.

    Dy kompanitë për të cilat raportoi indeks.mk, nga Komuna kanë “vjelur” mbi dy milion euro. E gjithë kjo sipas denoncimit tonë është “shpërblim”.

    Denoncuesi kishte deklaruar se këto kompani janë formuar nga pronari i kompanisë “Mujo Bau” e cila e kishte ndihmuar “fianciarisht” Kasamin në fushatën e zgjedhjeve lokale.

    Sipas infomacioneve, dy kompanitë “Ereu Trans” dhe “Ekopeu”, udhëhiqen nga gratë e familjes Bajrami dhe kanë vetëm nga një të punësuar, e janë formuar në vitin 2021, pikërisht në periudhën e fushatës së zgjedhjeve lokale.

    Për këtë skandal, folën të gjithë partitë politike, reagoi fillimisht, Zejdi Rexhepi nga Lëvizja Populli, më pas këshilltarët e BDI-së dhe PDSH-së, po edhe gazetarë e opinionist nga Tetova, të cilët kujtojmë se kërkuan sqarim nga Kasami, megjithatë, ai sqarim ende nuk ka ardhur.

    Nga dita e “plasjes” së kësaj “bombe” financiare, Kasami nuk ka pasur asnjë paraqitje mediatike, dhe nuk është paraqitur në asnjë konferencë për media.

    Heshtja ka kapluar në tërësi komunën dhe janë izoluar totalisht.

    Reagim nuk ka pasur as nga Prokuroria Themelore Publike Tetovë, po as nga Komisioni për Anti-Korrupsion, edhe pse një reagim dhe veprim të institucioneve ligjzbatuese e kërkuan opinionistët dhe këshilltarët e komunës së Tetovës.

    Kujtojmë, Kompania e parë, Shoqata për ndërtim, transport, tregti dhe Shërbime, (SHNTTSH) “Ereu Trans”, me seli në fshatin Poroj të Tetovës, nga Komuna ka fituar dy “tendera”, njëri prej të cilëve 9,999,999.68 milionë denarë dhe tjetri me shumë prej 67,357,818.46 milionë denarë.

    Kompania e dytë që po ashtu ka fituar në disa thirrje publike të bëra nga Komuna e Tetovës është Kompania për hotelieri dhe shërbime hotelierike “Ekopeu”, Tetovë.

    Kompania “Ekopeu” ka dalë fituese në gjashtë thirrje publike të Komunës së Tetovës dhe si rrjedhojë në tenderin e parë, ajo ka fituar 35,858,687.24 milionë denarë, në thirrjen e dytë, 2,656,180.00 milionë denarë, të tretën 2,255,605.40 milionë denarë, të katërtën 1,999,999.70, milionë denarë, të pestën 2,868,752.28, milionë denarë dhe të gjashtën 3,466,250.00 milionë denarë.

    Previous ArticleTirana, nikoqir i samitit të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor
    Next Article TIRZ: 2000 vende të reja pune në 12 muajt e fundit

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.