Categories: BOTA

Raketat ruse godasin një fshat civil në Ukrainë, vrasin 51 persona

Një sulm me raketa nga Rusia ka shkatërruar një kafe dhe një dyqan ushqimore në një fshat në verilindje të Ukrainës, duke vrarë 51 persona që ishin mbledhur për një ceremoni varrimi. Ky ishte një nga sulmet më të rrezikshme ndaj civilëve që kur filloi konflikti dhe që presidenti i Ukrainës e quajti “njerezor” dhe “të qëllimshme”.

Sipas zyrtarëve ukrainas, forcat ruse kanë caktuar si objektiv një kafe dhe një dyqan në fshatin Hroza, afër qytetit ukrainas të Kupiansk në rajonin e Kharkivit, me atë që ata thonë se ishte një raketë balistike Iskander, e fuqishme. Pamje të tmerrshme dolën nga punonjësit e emergjencave që kalonin nëpër mbetjet e dendura pas sulmit një shkallë shkatrrimi qe nuk është parë që kur një sulm rus në një stacion hekurudhor në Kramatorsk në fillim të vitit 2022 vrau më shum se 60 persona.

Numri i viktimave në një komunitet kaq të vogël prej 330 banorve do të thotë se një në gjashtë banor u vranë. “T gjith njerëzit janë banor lokal, të gjithë njerëzit janë civil. Asnjë objekt ushtarak, asnjë automjet ushtarak. Të gjithë të vdekurit dhe të plagosurit janë civil”, tha Sergey Bolvinov, hetuesi kryesor me policin rajonale t Kharkivit, të CNN në Hroza.

Hetuesit dhe ekipet forenzike punuan gjatë natës duke kaluar nëpër mbetje dhe duke pritur tl numrojn dhe identifikojnë trupat, shumë prej të cilve ishin në gjendje të keqe për shkak të forcës së shpërthimit, sipas një skuadre të CNN në vendngjarje. Një burr lokal, të cilit i kishte ndërruar jetë gruaja në sulm, ishte parë duke u ulur mbi trupin e saj, tepër i tronditur për të folur. Më vonë ai ndihmoi shërbimet e emergjencës për ta ngarkuar trupin e saj në një kamion për tu larguar.

Bolvinov tha se trupat e 35 viktimave janë identifikuar deri më tani. “Un jam i bindur se në të ardhmen kjo do të na japë një bazë për të mbledhur të gjitha provat dhe për të sjellë para drejtsisë ushtarakët rus fajtor”, tha ai, duke shtuar se sulmi po hetohej si një “shkelje e ligjeve dhe zakoneve të lufts”.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago