Categories: MAQEDONI

Kovaçevski: Kosova dhe Serbia t’i bëjnë hapat e vërtetë për stabilitet të tërë rajonit

Këtu jemi për të krijuar, e jo për të shkatërruar. Porosisim se Kosova dhe Serbia duhet të jenë për paqe dhe duhet të bëjnë gjithçka për t’i tërhequr lëvizjet e duhura, t’i bëjnë hapat e duhur për të ardhmen e sigurt të qytetarëve të tyre, të popujve të tyre, megjithatë edhe për stabilitetin e tërë rajonit, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçesvski, dhe edhe njëherë bëri thirrje, si vend fqinj, konfliktet të zgjidhen në kuadër të marrëveshjeve tashmë të nënshkruara.

Kovaçevski, theksoi se në kuadër të mbledhjes së Komitetit të politikës evropiane sot në Granadë, ka biseduar ndaras me presidentët e Kosovës dhe Serbisë.

“Natyrisht si shtete fqinje kam pasur biseda me zotin Edi Rama dhe me pjesën më të madhe të liderëve. Mund të them se paqja dhe stabiliteti janë thelbësore për çdo iniciativë rajonale, qëllimi i së cilës është kryesisht prosperiteti ekonomik, por edhe tejkalimi i kufizimeve dhe sfidave ndërmjet vendeve”, tha Kovaçevski.

Në rajonin tonë, theksoi ai, ekzistojnë mbi 70 iniciativa rajonale, qëllimi i të cilave është pikërisht tejkalimi i kufizimeve që ekzistojnë ndërmjet shteteve dhe rritja e bashkëpunimit ndërmjet ekonomive dhe qytetarëve në të gjitha fushat.

Тука сме да создаваме, а не да растураме. Порачуваме дека Србија и Косово треба да бидат за мир и треба да направат се да ги повлечат вистинските потези, да ги направат вистинските чекори за
Sa i përket deklaratës së Osmanit se “nëse vërtetohet se Serbia është e përfshirë në ndonjë mënyrë në sulmin në veri të Kosovës, është e nevojshme të rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë në Ballkanin e Hapur”, Kovaçevski tha se qëndrimi i Qeverisë është i pandryshuar.

Për dhjetë ditë, tha Kovaçevski, do të jemi në Tiranë, e cila këtë vit është nikoqire dhe kryesuese e Procesit të Berlinit, dhe “paramendojeni se si do të jetë ai takim në të cilin duhet të ulen në të njëjtën tryezë vendet të cilat mes vete kanë probleme në komunikimin elementar”.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago