Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Artan Grubi sonte i ftuar në Emisionin “Vetëm intervistë” në televizionin Kanal 5, në lidhje me bashkëpunimin me VMRO-DPMNE-në tha se nuk mund të bashkëpunojmë me parti të cilat janë kundër integrimit europian, informon Politiko.makdomen.net
“Nuk do të mund të bëjmë bashkëpunim me parti të cilat nuk e njohin Marrëveshjen e Ohrit, Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, dhe të cilat i mbajnë peng qytetarët me një patriotizëm të rremë. Të rinjtë nuk kanë nevojë për këtë lloj patriotizmi ato kanë nevojë për realizimin e amendamenteve kushtetuese, që do të ju mundësojë qytetarëve që të mos ikin nga vendi jonë, dhe të kuptojnë se gjuha maqedonase dhe identiteti me ndryshimin kushtetues nuk preket fare, përkundrazi do të jetë gjuhë që do të njihet edhe nga Bashkimi Europian”, tha Grubi.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…