Partia është e hapur për të gjithë anëtarët e LSDM-së dhe çdokush konform përvojëes që e ka mund të kontribuojë drejt sigurimit të asaj që është realizim i qëllimeve të LSDM-së, e ai është vazhdimi i rrugës eurointegruese të shtetit, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke e komentuar praninë e ish-kryeministrit Zoran Zaev në takimin koordinues të ekipit srategjik të partisë.
“Në tryezë kishte dy kryeministra, një i mëparshëm dhe një aktual teknik, ish-sekretarë të përgjithshëm të partisë, ish-nënkryetarë të partisë. Që nga dita e parë e mandatit tim si kryetar i partisë kam thënë se partia është e hapur për të gjithë anëtarët e LSDM-së dhe se çdokush konform përvojës që e ka mund të kontribuojë drejt sigurimit të asaj që është realizim i qëllimeve të LSDM-së të shprehura përmes politikave që i zhvillojmë në vend, e këtu para se gjithash mendoj në një bashkësi të gjerë në vend me qëllim të vazhdimit të rugës eurointegruese të shtetit”, tha Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në kopshtin “13 Nëntori”.
Takimin e vlerësoi se produktiv dhe konstruktiv, në të cilin janë ndarë përvoja në bazë të së cilës mund të nxirren numër i madh i konkluzioneve që do të mund të zbatohen si në punën partiake, ashtu edhe në miratimin e vendimeve të caktuara në nivel parlamentar.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…