Parlamenti bullgar miratoi më 27 shtator një vendim për t’i dhënë ukrainasve raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore S-300.
Raketat janë me defekt dhe më shumë se 30 vjet të vjetra, por Ukraina mund t’i përdorë ato për pjesë rezervë, tha pas votimit Kryetari i Komisionit parlamentar të Mbrojtjes, Hristo Gadjev.
Rusia reagoi me një deklaratë duke i kërkuar Bullgarisë të rishqyrtojë vendimin, raporton evropaelire.Kremlini pohoi se dhënia e raketave do të shkelte një marrëveshje për bashkëpunimin ushtarak midis Rusisë dhe Bullgarisë, e cila ishte arritur në vitin 2002.
Bullgaria ka ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën që nga dhjetori i vitit 2022 pas një vendimi të parlamentit.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/watch
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…