Categories: BOTA

Azerbajxhani arreston ish-udhëheqësin e Nagorno-Karabakhut

Azerbajxhani ka arrestuar një ish-udhëheqës të Nagorno-Karabakhut teksa po përpiqej të largohej nga enklava për në Armeni, thonë zyrtarët.

I arrestuari Ruben Vardanyan, është një biznesmen që drejtori qeverinë separatiste që nga nëntori 2022 deri në shkurt.

Gruaja e Vardanyan bëri thirrje për mbështetje për të siguruar lirimin e tij të sigurt, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Rreth 50 mijë armenë etnikë janë larguar tani nga Nagorno-Karabakh, i cili u pushtua nga Azerbajxhani javën e kaluar.

Shërbimi kufitar i Azerbajxhanit tha se Vardanyan ishte dërguar në kryeqytet, Baku, dhe iu dorëzua agjencive të tjera shtetërore.

Ndërsa kaluan kufirin të martën, mijëra armenë etnikë iu nënshtruan kontrolleve rigoroze nga kontrolli kufitar i Azerbajxhanit.

Ndryshe, të martën, Sekretari i Shtetit amerikan, Antony Blinken i kërkoi presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev që të sigurojë mbrojtje të pakushtëzuara dhe liri lëvizjeje për civilët.

Në anën tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u kërkoi gjithashtu të dyja palëve të respektojnë të drejtat e njeriut. /Klankosova.tv

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago