Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore dhe paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh është caktuar për personin i cili është i dyshuar se ka kryer veprën penale “vrasje”, njofton Prokuroria Publike.
I dyshuari më 25 shtator në mënyrë mizore e privoi nga jeta një grua duke e goditur disa herë me thikë. Ai nga shtëpia mori një thikë kuzhine dhe duke ditur rrugën që kalon viktima kur shkon në punë e ka pritur dhe i ka shkaktuar plagë të shumta me thikë në pjesën e gjoksit, barkut, qafës dhe krahëve. Nga plagët e marra viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Urdhri për kryerjen e procedurës hetimore për personin për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vrasje” është lëshuar nga Prokuroria Themelore Publike e Koçanit.
“Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Koçan propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Gjykata e ka pranuar propozimin dhe me vendim i është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, thuhet në njoftimin e PP-së.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…