Categories: MAQEDONI

Bytyqi në Uashington: Shkëmbimi i mallrave me SHBA është në rritje, potenciali i bashkëpunimit do të rritet edhe më shumë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, në Uashington u takua me Dejvid de Falko, zëvendës ndihmës sekretar për Evropë dhe Euroazi në Departamentin e Tregtisë së SHBA-së.

Në takim, siç njftoi pres-shërbimi qeveritar, zëvendëskryeministri Bytyqi dhe De Falko diskutuan për avancimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, veçanërisht në fushën e energjetikës, TIK-ut, bujqësisë, transportit dhe industrisë së mbrojtjes.

Në takim, zëvendëskryeministri Bytyqi dhe De Falko diskutuan për avancimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, veçanërisht në fushën e energjetikës, TIK-ut, bujqësisë, transportit dhe industrisë së mbrojtjes.Zëvendëskryeministri Bytyqi nënvizoi se shkëmbimi i mallrave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së është në rritje dhe shtoi se në periudhën janar-korrik 2023 ka pasur rritje prej 3.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Bytyqi shtoi, se këto shifra janë shumë optimiste që flasin për potencialin e bashkëpunimit, i cili mund të jetë edhe më i madh.Në takim, zëvendëskryeministri Bytyqi u ndal në krijimin e një zinxhiri të fuqishëm rajonal të vlerave, i cili do të përmirësojë ndjeshëm konkurrueshmërinë e Maqedonisë së Veriut, dhe këtu ai përmendi nevojën për “near shoring“, në mënyrë që vendi, rajoni dhe Evropa si një tërësi nuk do të varen nga zinxhirët e largët të furnizimit aziatik, siç ishte rasti gjatë krizës së KOVID-it.Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i tregtisë për Evropë dhe Euroazi, Dejvid de Falko, nga ana e tij theksoi se Maqedonia e Veriut është partner strategjik politik dhe ekonomik i SHBA-së dhe shtoi se ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tej në periudhën e ardhshme.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago