Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Rritet interesimi për shkollat profesionale
    MAQEDONI

    Rritet interesimi për shkollat profesionale

    26/09/2023
    Facebook Twitter Email

    Të dhënat e regjistrimeve me fillimin e vitit shkollor 2023-2024 tregojnë se nxënësit të cilët përfunduar shkollimin fillorë në Dibër në pjesën më të madhe janë regjistruar në shkollën e mesme “28 Nëntori” që është gjimnaz i përgjithshëm, por një pjesë janë regjistruar dhe kanë filluar vitin shkollorë në shkollat profesionale të mesme në Strugë, Gostivar, Tetovë dhe Shkup

    Vjollca SADIKU

    Dibër, 26 shtator – Pesë vitet e fundit në komunën e Dibrës në rritje është numri i nxënësve të cilët përfundojnë shkollimin fillorë dhe regjistrohen në shkollat e mesme profesionale jashtë Dibre. Nga viti në vit ky numër rritet dhe të dhënat e regjistrimeve me fillimin e vitit shkollor 2023-2024 tregojnë se nxënësit të cilët përfunduar shkollimin fillorë në Dibër në pjesën më të madhe janë regjistruar në shkollën e mesme “28 Nëntori” që është gjimnaz i përgjithshëm, por një pjesë janë regjistruar dhe kanë filluar vitin shkollorë në shkollat profesionale të mesme në Strugë, Gostivar, Tetovë dhe Shkup.Interesimi për tu regjistruar në shkollat e mesme profesionale lidhet drejtpërdrejt me dëshirën që nxënësit të përfundojnë ndonjë shkollë të mesme profesionale pastaj të gjejnë punë më lehtë.

    Sipas të dhënave të drejtorisë të shkollës së mesme, “28 Nëntori”, vitin e ri shkollorë 2023-2024 e kanë filluar gjithësej 147 nxënës në vitin e parë. Sekretari i këtij institucioni arsimor Shaban Allajbegu për gazetën KOHA, thotë se këtu nuk është regjistruar numri që kishte caktuar Ministria e Arsimit meqë ishte paraparë me konkurs të Ministrisë të regjistrohen 272 nxënës në vitet e para. Sipas tij një pjesë e semi-maturantëve që përfunduan shkollimin fillorë duhet se janë regjistruar në shkollat jashtë Dibre. Kjo dukuri ndodhë vitet e fundit meqë prindërit dhe nxënësit në Dibër faktikisht kanë mirëpritur mundësitë që ofron Ministria për tu shkolluar në shkollat e mesme edhe jashtë qyteteve të banimeve të tyre. Allajbegu potencon se vetë fakti që nuk janë regjistruar të gjithë nxënësit që përfunduan shkollimin fillorë në tre nënvjeçaret që veprojnë në komunën e Dibrës edhe atë “Penestia”, “Said Najdeni” dhe “Riste Ristevski”, meqë ishin afro 200, flet qartë se një e katërta e semi-maturantëve që përfunduan shkollimin fillorë është regjistruar jashtë Dibre. Në bisedën që patëm me drejtorët e shkollave fillore që veprojnë në komunën e Dibrës u informuam se shkollat e mesme japin raport tek shkollat fillore për regjistrimin e nxënësve të tyre. Burimi i njëjtë potencon se nxënësit të cilët janë regjistruar në shkollat profesionale në Strugë, Tetovë, Gostivar e Shkup, pjesën më të madhe kanë zgjedhur shkollat të mesme të medicinës, shkollat e mesme të ndërtimtarisë, si dhe disa shkolla të tjera që kanë të bëjnë me drejtimin e ekonomisë.

    Biseduam edhe me disa prindër dhe nxënës të cilët janë regjistruar në shkollën e mesme të Dibrës por edhe në shkollën e mesme të medicinës në Strugë. Prindi F.N. i cili ka regjistruar fëmijën e tij në gjimnazin e Dibrës thotë se ka dëshirë që të shkollohet fëmija e tij edhe në institucionet të larta arsimore, respektivisht fakultete. “Shkollimi në gjimnazin e Dibrës ne na konvenon meqë pas përfundimit të gjimnazit, fëmijën tonë do ta regjistrojmë në një nga fakultete e Tiranës”, thotë ai. Por, në bisedën që patëm me F.T, një prind dibran që ka regjistruar vajzën e tij në shkollën medicinale në Strugë, ai tha se pas katër viteve faktikisht vajza e tij mund të punësohet. “Situata sociale e ime nuk mundëson shkollim në institucionet superiore siç janë fakultete”, shton ai dhe potencon se në Dibër në shkollën e mesme duhet të hapen edhe paralele për shkollim të mesëm profesional. Ka shumë dibranë që nuk kanë mundësi të shkollojnë fëmijët e tyre në fakultete dhe shpresa është të përfundojnë fëmijët e tyre një shkollë të mesme profesionale dhe të gjejnë një punë. (koha.mk)

    Previous ArticleProfesor Nazmiu, më shumë se intelektual
    Next Article Neziri: Falë Ali Ahmetit shqiptarët janë zot në vendin e vet

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.