Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka njoftuar oponionin me vendimet e mirutuata sot në seancën qeveritare.
Grubi shkruan se janë miratuar disa vendime për investime të reja nëpër disa shkolla të vendit, e poashtu janë ndërmarrë dhe masa për uljen e çmimeve për produktet ushqimore, përfshirë frutat, pijet alkoolike dhe joalkoolike.
Statusi i plotë:
Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam vendime të rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe mbrojten e standardit jetësor të qytetarëve, si në vijim:
hapjen e procedurës për furnizim publik për ndërtimin e shkollës së re fillore me emrin “Rilindja” në fshatin Sellcë në vlerë të përgjithshme prej 44.677.975,00 dhe për realizimin e mbikëqyrjes teknike – profesionale të procesit të ndërtimit në vlerë prej 1.116.949,37 denarë
hapjen e procedurës për furnizim publik për vendosjen e fasadës termo – teknike në objektin e shkollës fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në komunën e Haraçinës në vlerë prej 14.159.925,00;
hapjen e procedurës për furnizim publik për mbindërtimin e shkollës fillore “Shën Kirili dhe Metodi” në fshatin Kuçevishtë të komunës së Çuçer Sandevës në vlerë prej rreth 21.518.132 denarë;
nga nesër vendoset “çmim i garantuar” për pijet joalkoolike, ujin e gazuar dhe jo të gazur dhe birrën, çmimet e të cilave ulen për më së paku 10%;
zvogëluam marzhin tregtar për pemët dhe perimet me çka çmimet e tyre do të ulen deri në 30%
hoqëm taksën e importit – normës doganore për qumështin dhe pavllakën gjë që do të ndikojë në uljes e çmimeve edhe të këtyre produkteve.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…