Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ishte sonte pjesëmarrës në manifestimin “Ballë për ballë për mundësi të barabarta”, organizuar nga Sekretariati për mundësi të barabarta pranë degës së BDI-së në Çair.
Ahmeti në Facebook shkruan se në këtë organizim u reflektua mbi rrugëtimin e gjatë dhe të suksesshëm të BDI-së si dhe rolin e veçantë të gruas shqiptare në vendimmarrje dhe politikbërie.
Ahmeti ndër të tjera shkruan se BDI vazhdimisht punon në avancimin dhe përkrahjen e grave për mundësi të barabarta.
Statusi i plotë:
Ishte kënaqësi që të isha sot në mesin e anëtareve të Sekretariatit për mundësi të barabarta pranë Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair në tubimin e organizuar nga ana e tyre me temë “Ballë për ballë për mundësi të barabarta”.
Rikujtuam dhe reflektuam mbi të gjitha sfidat nëpër të cilat kemi kaluar bashkë në çdo periudhë të lëvizjes sonë kombëtare, rolin e padiskutueshëm të nënës shqiptare që mbolli atdhedashurinë në zemrën e bijve dhe bijave më të mira të kombit, guximin e saj në fushëbetejat e lirisë.
Çdo e arritur kombëtare mban vulën tuaj të kontributit, ndaj ju jam përjetë mirënjohës për gjithë angazhimin tuaj në shërbim të së mirës së përgjithshme.
Na pret shumë punë bashkë që të avancojmë akoma më shumë pozitën institucionale të gruas, kemi lëvizur shumë përpara në krahasim me të kaluarën dhe nuk kënaqemi me kaq.
Bashkë drejt fitoreve të reja kombëtare!
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…