Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thekson se Maqedonia e Veriut është e përkushtuar për bashkëpunimin rajonal përmes largimit të të gjithë barrierave, përmirësimin e të gjithë protokolleve dhe zbatimin e tyre në bazë të standardeve dhe rregullave të vendeve të BE-së.
Bekteshi i cili por merr pjesë në Forumin e ministrave të ekonomisë me titull “Tregu i përbashkët rajonal – një hap drejt një tregu të vetëm të BE-së” i cili mbahet në Tiranë në kuadër të procesit të Berlinit, theksoi se duhet të shikojmë përpara dhe të rrisim standardin e qytetarëve.
“Kur dëgjojmë fjalime emocionale nga ata që udhëheqin sektorin e biznesit dhe që kthehen në të kaluarën, mendoj se jemi në rrugën e gabuar. Duhet të ecim përpara për të ngritur standardin e jetesës së qytetarëve, për të pasur rritje ekonomike dhe në këtë mënyrë të krijojmë mundësi për prosperitetin e të rinjve”, tha Bekteshi. Ai shtoi se Maqedonia e Veriut mbështet protokollet e CEFTA-s dhe iniciativat e BE-së.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…