Sot në Bundestagun Gjerman, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, mori pjesë në takim pune me deputetin gjerman Michael Roth dhe kolegë nga parlamentet e vendeve të rajonit, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegocinës, Serbisë dhe Kosovës.
Ky lloj i evenimentit mundësoi shkëmbimin e mendimeve ndërmjet pjesëmarrësve në lidhje me procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.
Ademi, theksojnë nga atje, shprehu mirënjohjen e tij të veçantë për mbështetjen e fuqishme shumëdekadëshe të Republikës Federale të Gjermanisë në rrugën tonë integruese euroatlantike.Ai po ashtu theksoi se përveç prioriteteve strategjike të politikës së jashtme, aktiviteteve në NATO dhe anëtarësimit të ardhshëm në BE, Republika e Maqedonisë së Veriut i kushtoi rëndësi të madhe intensifikimit dhe thellimit të bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në takim u diskutua për situatën në vend dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në aspektin e integrimeve euroatlantike.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…