Categories: MAQEDONI

Merakli të kafesë/ Maqedonia para Kosovës dhe Shqipërisë, renditet e 18-ta në botë

Faqja “World of Statistics” e rrjetit social X (ish Tuiter) ka publikuar listën e vendeve që konsumojnë më së shumti kilogramë kafe për kokë banori në vit, sipas të cilës Maqedonia e Veriut është në vendin e 18 dhe banorët e saj pinë 3,6 kilogramë kafe në vit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Sipas këtyre statistikave, Finlanda është në vendin e parë, ku pihet deri në 9,6 kilogramë për banor në vit.

Pasojnë Norvegjia me 7,2 kilogramë, Holanda me 6,7, Suedia me 6,5 dhe Sllovenia me 6,1 kilogramë.Në “top 10” është edhe Austria, ku banorët pinë 5,5 kilogramë në vit dhe menjëherë pas saj, në pozitën e shtatë është Serbia me 5,4 kilogramë.

Pasojnë Danimarka, Gjermania dhe Belgjika, me rreth 5 kilogramë kafe të konsumuar në vit për çdo banor.

Nga vendet e rajonit, Bosnja e Hercegovina është në vendin e 12-të me 4,3 kilogramë kafe të konsumuar për banor në vit, ndërsa Kroacia është tre vende më poshtë me 3,8 kilogramë. Vendin e fundit në këtë listë e zë Nigeria me 0,03 kilogramë kafe.

Mesatarja botërore, përndryshe, është dy kilogramë kafe për kokë banori në vit.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago