Categories: SHOWBIZ

David Bekcham “gdhend” te gishti i mesit një tatuazh për gruan

David Bekcham sapo ka ‘gdhendur’ në trupin e tij një tatuazh të ri për bashkëshorten e tij Victoria.

48-vjeçari ka shkruar ‘Posh’ në pjesën e poshtme të gishtit të mesit, si një shenjë dashurie për të kaluarën e yllit të popit e cila emërtohej si “Posh” i grupit “Spice Girls”.

David mund të jetë frymëzuar nga djali i tij Cruz, i cili bëri tatuazhin “Posh” në krahun e tij.Veç këtij tatuazhi, David ka të shkruar në trup emrat e 4 fëmijëve: Brooklyn 24 vjeç, Romeo 21 vjeç Cruz 18 vjeç dhe Harper 12 vjeç. Emri i Brooklyn ndodhet në pjesën e poshtme të shpinës, ndërsa i Harper në qafë. Për Romeon dhe Cruz, ish-futbollisti ka zgjedhur të gdhendë nga një engjëll të madh.

Ai ka dhe shumë tatuazhe në gjoks, krahë dhe gishta, të cilat nuk ngurron t’i ekspozojë kur bëhet imazh në reklama të ndryshme.
Kujtojmë se David u cilësua “mashkulli më seksi në botë” nga revista ‘People’ në vitin 2015. Edhe tani që ai po i afrohet të 50-ave, sa herë e pyesin për procesin e plakjes duket krejtësisht i pashqetësuar./tvklan.al

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago