Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij të ekipit të Al-Nasr janë shfaqur në një video, duke mbajtur veshje tradicionale saudite dhe shpata ceremoniale. Ylli portugez u transferua në Arabinë Saudite në muajin dhjetor të vitit të kaluar, por tashmë është përshtatur pa shumë probleme me futbollin në Lindjen e Mesme.Sulmuesi ka realizuar shtatë gola në pesë takimet e para në Ligën Profesioniste Saudite, ndërsa ka fituar “Këpucën e Artë” teksa skuadra e tij fitoi Kupën e Kampioneve për Klubet Arabe. Por 38 vjeçari nuk ka probleme edhe me jetën jashtë fushe në mbretërinë saudite, e këtë ai e tregoi në eventin e fundit me klubin.
Kristiano Ronaldo, bashkë me Sadio Mane dhe Taliskan, u shfaqën me veshje tradicionale saudite teksa kërcenin së bashku. Marcelo Brozoviç, Otavio dhe Aleks Tejes gjithashtu ishin në këtë ceremoni tradicionale. Klubet saudite bënë diferencën këtë verë duke bërë mbi 1 miliardë euro shpenzime për të afruar emra të njohur të futbollit europian në kampionatin vendas.
Përveç Kristiano Ronaldos, pjesë e Ligës Profesioniste Saudite janë edhe braziliani Nejmar dhe francezi Benzema.
Klan New
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…