Aleksandar Vuçiq i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili paralajmëroi se presidenti serb mund të arrestohet nëse do të hyjë në Kosovë pa leje.
“Në fund do të shohim kush kë do ta arrestojë”, tha Vuçiq nga Nju Jorku, raportojnë mediat serbe.
Pas takimit të fundit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, Vuçiq paralajmëroi mundësinë që ta vizitojë Graçanicën, por, siç tha vetë, nëse i lejohet hyrja.
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se “është çështje vendimmarrëse e kryeministrit në qoftë se ka kërkesë, a i jep leje apo jo Vuçiqit”, por “për pa leje”, ai tha se “dihet cilat institucione merren me të”, duke shtuar se ai do të arrestohej “pa dyshim”.
“Më kanë keqtrajtuar djalin, do të më arrestojnë… Do të shohim kush kë dëshiron të arrestojë dhe si do të duket”, tha Vuçiq, në përgjigje të kësaj deklarate, duke vazhduar me një ton ironik.
“Është një mëkat i tmerrshëm kur dikush dëshiron të shkojë në shenjtëroren e tij, në liturgji dhe të flasë me njerëzit e tij. Kjo është arsyeja e vërtetë e arrestimit dhe flet për natyrën e tyre demokratike dhe për ata që i mbështesin. Por mirë, në fund do të shohim kush kë do ta arrestojë. …populli ynë thotë – kush qesh i fundit, qesh më mirë”, tha presidenti serb.
Ai po ashtu thotë se është shumë më i interesuar për t’i parë reagimet e Perëndimit për këtë çështje.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…