Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Bytyqi: Maqedonia e Veriut po forcon kapacitetet institucionale për të luftuar ndryshimet klimatike
    MAQEDONI

    Bytyqi: Maqedonia e Veriut po forcon kapacitetet institucionale për të luftuar ndryshimet klimatike

    21/09/2023
    Facebook Twitter Email

    Që të mund të flasim për qëndrueshmërinë e zhvillimit ekonomik, duhet ta harmonizojmë atë me natyrën, ta realizojmë në paqe dhe siguri, por edhe t’i ndajmë të mirat e saj me të gjithë, pra të mos lëmë askënd pas, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, pas ditës së dytë të pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të 78-të të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

    Në deklaratën e tij, zëvendëskryeministri Bytyqi tha se ky është një nga mesazhet thelbësore që del nga Deklarata Politike e Samitit për Zhvillim të Qëndrueshëm, e cila është miratuar nga 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara.

    “Këto ditë, këtu në Nju Jork, ne kemi pohuar përkushtimin e kombeve të botës për realizimin e 17 synimeve për zhvillim të qëndrueshëm, të përcaktuara në Agjendën e vitit 2030. Konsensusi arriti premtime për të ndërtuar solidaritetin ndërshtetëror, për të rikthyer optimizmin dhe entuziazmin për sigurimin e zhvillimit dhe një cilësie më të mirë jetese për të gjithë dhe kudo, përfshirë këtu edhe vendin tonë. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë ka shprehur përkushtimin e saj për zbatimin e Agjendës 2030, dhe progresi që kemi bërë është regjistruar përmes Vlerësimit të Integruar, i cili ka përcaktuar se politikat tona kombëtare kanë përputhshmëri 83 për qind me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. një mesatare që është shumë më e lartë se mesatarja globale”, tha Bytyqi.

    Zëvendëskryeministri Bytyqi iu referua edhe Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit, e cila do të vendosë kuadrin institucional për arritjen e konsensusit social në drejtim të krijimit të një atmosfere politike, si dhe kemi mobilizuar energjinë politike pozitive për të vendosur prioritete zhvillimore 20-vjeçare, të cilat do të përfaqësojnë bazë për lokalizimin dhe realizimin në një shkallë edhe më të lartë të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

    “Si konfirmim i angazhimit tonë institucional për transformimin ekonomik dhe social, shoqëruar me një tranzicion të gjelbër të intensifikuar, mund të njohim edhe nënshkrimin e “Memorandumit të Mirëkuptimit” dhe “Marrëveshjes për Privilegjet dhe Imunitetet” me Fondin e Gjelbër Klimatik, me të cilin Maqedonia e Veriut vitin e ardhshëm do të jetë nikoqire e Dialogut Programor Rajonal për vendet e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore”, tha Bytyqi.

    Zëvendëskryeministri Bytyqi tha se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po forcon kapacitetet institucionale për të luftuar ndryshimet klimatike, por gjithashtu ndërton dhe zbaton politika që do të sigurojnë zhvillim ekonomik të barabartë social dhe ekologjik, me qëllim të mirëqenies së bashkëqytetarëve tanë dhe prosperitetin e tyre.

    Previous ArticleHaradinaj: Ushtria e Kosovës ka kapacitete që bashkë me NATO-n ta bëjë dhe ruajë paqen kudo në botë
    Next Article Arrestohet 27-vjeçari nga Velesi, në kamionin e tij u gjetën 40 emigrantë

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.