Categories: MAQEDONI

Kryeministri Kovaçevski në vizitë pune në SHBA

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, është në një vizitë pune disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me kryeministrin Kovaçevski në SHBA është edhe zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

Në kuadër të vizitës, Kryeministri Kovaçevski në Nju Jork do të ketë takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, Forumit Ekonomik Botëror dhe Bankës Botërore, me përfaqësues të kompanive multinacionale dhe komunitetit të biznesit maqedonas në SHBA, si dhe me përfaqësues nga Bashkimi Evropian.

Ndër takimet e planifikuara janë takimet me drejtorin menaxhues të Forumit Ekonomik Botëror, Mirek Dushek, me drejtoren menaxhuese të Bankës Botërore, Ana Bjerde, si dhe me Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor. Gabriel Eskobar dhe me Përfaqësuesin Special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Llajçak.

Në fokus të bisedimeve është zhvillimi ekonomik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, partneriteti Atlantik, perspektivat evropiane dhe rëndësia e partneritetit strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve në të gjitha këto procese të rëndësishme për cilësinë e jetës së qytetarëve të RMV-së.

Në kuadër të vizitës së punës në SHBA, Kryeministri Kovaçevski do të merr pjesë edhe në pritjen me rastin e përkujtimit të 50 vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago